03,07,2025

E tmerrshme: Babai dhunon seksualisht vajzën e tij 18 vjeçe, në Gushavc të Mitrovicës

Must Read

Fshati Gushavc i Mitrovicës është tronditur nga një ngjarje e muajit të kaluar, pasi një baba mësohet të ketë dhunuar seksualisht disa herë vajzën e tij 18 vjeçe.

Bëhet fjalë për H.S. (emër i njohur për redaksinë), i cili u raportua nga gruaja e tij se gjatë muajit shtator ka dhunuar disa herë vajzën e lindur në vitin 2000.

Gazeta Metro ka arritur ta konfirmojë rastin nga burime brenda Policisë së Kosovës, pasi zyrtarisht ka qenë e pamundur për shkak të heshtjes së Stacionit Policor në Veri.

“Në Gushavc H.S disa herē e ka dhunuar vajzën e tij, e lindur në vitin 2000. Rastin në Polici e ka raportuar nëna e vajzës”, konfirmojnë burime të sigurta të Metros në Polici.

Siç bëhet e ditur, 48-vjeçari është arrestuar para disa ditësh, ndërkohë që tani ndodhet në paraburgim.

Ndonëse asgjë nuk është e konfirmuar, Metro mëson nga të afërm të të arrestuarit, se ai ka probleme mendore.

Ndryshe, Gushavci është fshat që gjendet në pjesën veriore buzë Ibrit, rreth 3 kilometra nga qendra e qytetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img