20,04,2024

E shkarkoi nga detyra e shefit të Policisë, Avdullah Hoti mund ta ketë koleg në Kuvend Rashit Qalajn

Must Read

Në tetor të vitit të kaluar, kryeministri tash në detyrë, Avdullah Hoti mori vendim për shkarkimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Rashit Qalaj.

Lidhur me arsyet e shkarkimit të Qalajt Hoti tha se sipas raportit të performancës së ministrit, Qalaj nuk e ka arritur suksesin sipas pritshmërive, shkruan lajmi.net.

“Në bazë të raportit të dorëzuar e kam liruar nga detyra drejtorin e policisë, raporti i performancës së Ministrit thotë se Qalaj ka treguar performancë jo të kënaqshme në udhëheqjen në kontroll dhe mbikëqyrje të policisë, duke dështuar në përmbushje të detyrave, më tutje në raport theksohet se në planin zhvillimor 2016-2020 janë përcaktuar katër objektivave për të cilat ministri vlerëson se krimet e rënda nuk janë përmbushur. Është vënë re menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë, pavarësisht se janë shkaktuar bizneset ilegale”, pati thënë Hoti.

Por, kryeministri në detyrë i Kosovës Avdullah Hoti dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj tash mund të jenë kolegë në Kuvendin e Kosovës.

Rashit Qalaj ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës dhe kështu është futur në listën zgjedhore të kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Hoti do t’i prijë listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës si kandidat për kryeministër në këto zgjedhje dhe pritet të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës nëse LDK nuk i fiton zgjedhjet.

Në anën tjetër, Qalaj ka mundësinë që të bëhet koleg në Kuvendin e Kosovës me njeriun që e shkarkoi atë nga detyra e Drejtorit të Policisë së Kosovës, shkarkim ky për të cilin u raportua të ketë qenë me motive politike. /Lajmi.net/ 


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img