26,04,2024

(E përditësuar) Numërohen mbi 250 mijë vota: Prin LDK’ja

Must Read

Deri tash janë numëruar mbi 250 mijë votave në nivel vendi, që i bie 34.9 për qind e votave.

Nga ky numër e mban LDK’në të parën me 64.521 vota, ndërsa pas saj është Vetëvendosje me 59.492 vota.

E treta është PDK’ja me 57.717 vota.

21:00 Janë numëruar rreth 22 për qind të votave të përgjithshme, sipas të cilave prin LDK’ja.

Rreth 150 mijë vota janë numëruar deri tani, sipas të cilave prin LDK’ja me 37 mijë vota.

Rreth 150 mijë vota janë numëruar deri tani, sipas të cilave prin LDK’ja me 37 mijë vota.

Pas saj është VV’ja me rreth 32 mijë vota.

20:13 – Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Deri tani janë numëruar rreth 5 për qind e votave, shkruan Gazeta Express.

Në vegzën e KQZ’së mund të gjeni numërimin e votave në kohë reale.

Në zgjedhjet e sotme kanë dalë për të votuar mbi 850 mijë qytetarë, duke shënuar rritje në krahasim me zgjedhjet e mëhershme që Kosova ka mbajtur.

Ndërkohë janë publikuar sondazhet e para sipas të cilave LDK dhe Vetëvendosje dalin të parat me nga 30 për qind, me diferencë rreth 8 për qind nga vendi i tretë të cilin e mban PDK’ja me  22.28 për qind.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img