19,04,2024

E moshuara nga Ferizaj tregon se si burri e theri me thikë djalin e tyre 31 vjeçar

Must Read

Një burrë 64 vjeçar ka therur me thikë djalin e tij 31 vjeç, natën e mbrëmshme. Në kushte anonimiteti rreth kësaj foli gruaja e 64 vjetarit.

Ajo tregoi se ka katër vite që djali i bën zullum dhe e rrahë babanë e vet.

64 vjeçari me inicialet M.S. u largua nga shtëpia pasi theri me thikë djalin e tij N.S., 31 vjeç rreth orës 23:00.

Të hënën policia shkoi ta kërkoi në shtëpinë e tij në fshatin Dardani të Ferizajt por brenda e gjeti vetëm gruan e tij.

Ajo tregoi se si ndodhi rasti.

Gruaja e cila qëndron e shtrirë për shkak të sëmundjeve që ka thotë se ka katër vjet që kur djali u bën zullum dhe e rrahë babanë e vetë.

Ajo tregon se mbyllen në dhomë me çelës për t’i ikur kontaktit me djalin.

Policia në Ferizaj bëri të ditur se babai i dyshuar u arrestua në ndërkohë derisa djali që ka marrë trajtimin e duhur në QKMF në Ferizaj pas intervistimit është liruar në orët e pasditës.

Pas intervistimit Prokuroria e Ferizajt ka marrë vendim që i dyshuari M.S. të qëndrojë në paraburgim për 48 orë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img