29,03,2024

E gjen portofolin me para në restorant, 21 vjeçarja e dorëzon në Polici

Must Read

Një grua 21 vjeçare në Ferizaj gjatë ditës së djeshme në një restorant ka gjetur një protofol me para dhe dokumenta.

Pasi e kishte gjetur, ajo e ka dorëzuar portofolin në Polici.

Policia ka arritur të gjej pronarin e protofolit dhe të ia dorëzoj atë.

Njoftimi i plotë nga Policia: 

Me datën 14.05.2021 rreth orës 22:20, një qytetare e Ferizajt (F/SH/K), A.K 21 vjeçe, punëtore në restaurantin ‘’Burger King ‘’ tek qendra ‘’ The Village – Shoping & Fun ‘’ në Ferizaj, ka gjetur në këtë restaurant një portofol me para dhe dokumente të humbura. Portofoli i përkiste një (M/SH/K), B.S 23 vjeç.

Ajo menjëherë ka njoftuar policinë dhe portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor të Ferizajt.

Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë,   pronarit i kthehen  paratë dhe dokumentet, ( 179.53 euro, 50 denar MKD, 5 lira TR, ,  letërnjoftimi i RKS-së , patentë shoferi, indexi universitar dhe kartela e bankës).

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren A.K, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur  në stacionin e policisë .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img