20,04,2024

Dyshohet se kardiologët morën rreth një milion euro ryshfet për referime të pacientëve

Must Read

Rreth një milion euro ryshfet dyshohet se u janë dhënë kardiologëve të akuzuar për referim të pacientëve në spitalet private International Medicine Hospital (IMH) dhe “EDA”, shkruan sot Koha Ditore në pjesën e dytë të serisë së shkrimeve për aferën me sëmundjet e zemrës.

Kjo shifër bazohet në të dhënat e nxjerra në laptopët dhe fletoret e shënimeve të sekuestruara nga Policia e Kosovës në këto dy spitale.

Ajo mund të jetë edhe më e lartë, pasi që në laptopin e sekuestruar në spitalin IMH nuk janë të dhënat për pagesat për secilin muaj, ndërsa në laptopin dhe fletoren e sekuestruar në spitalin “EDA” ka pak të dhëna për pagesat që u janë bërë kardiologëve që kanë referuar pacientë nga institucionet publike shëndetësore.

Sipas të dhënave të nxjerra nga hetuesia, vetëm në vitin 2013 IMH-ja ka paguar 425 mijë e 630 euro ryshfet për mjekët që kanë referuar në këtë spital pacientë me probleme të zemrës. Kjo shifër është në një tabelë përmbledhëse të spitalit IMH për shumat e paguar secilin muaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img