27,04,2024

Dënohet me dy vite burg për transport të lëndëve narkotike

Must Read

Ferizaj.05.12.2016. Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, sot shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit S. N, i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, akuzohet se ka kryer veprën penale blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe për këtë u gjykua me dënim burgimi në kohëzgjatje prej dy (2) vite, si dhe dënim me gjobë në shumë prej tetëqind (800) euro.

I pandehuri S.N, i cili gjatë shqyrtimit fillestar ka pranuar fajësinë për veprën me të cilën e ngarkon aktakuza e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, u shpall fajtor dhe u gjykua me dënim burgimi dhe me gjobë, sepse në shtator të këtij viti, në pikën kufitar Hani Elezit, gjatë kontrollit të veturës së tij nga ana e policisë, në dy karriget e para të automjetit i janë gjetur dhjetë qese me substancë të dyshuar narkotike ngjyrë e gjelbër të llojit Marihuan Tetrahidrokanabinol (THC), me peshë neto të përgjithshme 5365.4 (5 kg, e 365.4 gr), të cilën substancë e kishte marrë në Republikën e Shqipërisë bashkë me dy persona të cilët kanë udhëtuar nëpër Kosovës për në Republikën e Maqedonisë, ndërkaq qëllimi i tij ka qenë që të transportoj këtë substancë narkotike në shtetin e Turqisë.

Trupi gjykues konform nenit 273 paragrafi 5, konfiskoi në mënyrë të përhershme substancën narkotike, automjetin e tipit Citroen në të cilin është gjetur substanca narkotike, çelsin, lejen e qarkullimit si dhe sigurimin kufitar.

Konform nenit 367 paragrafi 3 të KPRK-së të pandehurit i vazhdohet masa e paraburgimit deri sa aktgjykimi të marr formën e prerë, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img