18,04,2024

Dy ushtarët rusë të kapur në Ukrainë dënohen me 14 vjet burg

Must Read

Gjykata-780x439

Dy ushtarët rusë të kapur nga autoritetet ukrainase gjatë vitit të shkuar në një mision zbulimi, janë dënuar me 14 vjet burgim.

Ata janë akuzuar për akte armiqësore ushtarake si dhe për terrorizëm. Një vendim i tillë vjen pas dënimit të pilotes ukrainase me 22 vjet heqje liria nga gjykata ruse.

Zyrtarët e dy vendeve kanë deklaruar se mund të bien dakord për një shkëmbim mes të burgosurve ndonëse nuk ka ende asnjë vendim zyrtar për këtë çështje.

Gjykata ukrainase i ka vendosur 14 vjet burgim dy ushtarëve rusë të cilët u kapën gjatë vitit të shkuar në lindje të vendit. Ata janë akuzuar për akte armiqësore ushtarake si dhe për terrorizëm. Alexander Alexandrov dhe Jevgeni Jerofejev e kanë pranuar se ishin ushtarë rusë dhe se ndodheshin në Ukrainë për një mision zbulimi, por burime zyrtare nga qeveria e Kremlinit kanë komunikuar se bëhet fjalë për dy oficerë të tërhequr nga detyra.

Vendimi për burgosjen e dy ushtarëve vjen vetëm pak javë pas dënimit me 22 vite burg të një piloteje ukrainase , e cila u akuzua si e përfshirë në vrasjen e dy gazetarëve rusë. Nadezhda Savchenko u kap gjatë vitit të shkuar nga separatistët dhe u dorëzua pranë autoriteteve të Rusisë.

Një gjë e tillë mund të sjellë edhe një shkëmbim mes të burgosurve. Presidenti ukrainas, Petro Poroshenko u shpreh gjatë muajit të shkuar se ai është i gatshëm që të japë Alexandrov dhe Jerofejev në këmbim të Nadezhda Savchenkos. Megjithatë, qeveria ruse nuk e ka pranuar ende propozimin e tij. Zyrtarë të Kremlinit kanë deklaruar se nuk e përjashtojnë mundësinë e shkëmbimit, por theksuan se do të marrin një vendim përfundimtar shumë shpejt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img