Lajme

Dy sulme kamikaze në lagjet e Bagdadit, të paktën 14 të vdekur


Publikuar më:


Baqgdad

Të paktën 14 persona kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur nga dy sulme kamikaze që ndodhën të shtunën në mbrëmje thuajse njëkohësisht në lagje të ndryshme të Bagdadit në Irak.

Lajmin e kanë bërë të ditur burime lokale të policisë.

Asnjë grup terrorist nuk e ka marrë ende përsipër masakrën por dyshimet bien te kestremistët e Isis për nga mënyra e ekzekutimit.

Dy shpërthimet kanë ndodhur në një post-bllok në distriktin e al-Husseiniya dhe në zonën jugore të Arab al-Jabour.

Sulmet u kryen me dy autobomba që kishin si objektiv forcat e sigurisë.

Comments
To Top