26,04,2024

Dy kosovarë dhe një serbe akuzohen për terrorizëm në Belgjikë

Must Read

Ata u arrestuan së bashku me pesë persona të tjerë për sulme që u kryen rreth Belgjikës.

Gjykatësit kompetent janë duke i mbajtur në paraburgim, ndërsa të tjerët pas dëgjimit janë liruar, raporton AFP, transmeton lajmi.net.

“Ata janë të akuzuar për pjesëmarrje në veprimtaritë e një grupi terrorist”, njoftoi zyra e prokurorit belg.

Prokuroria pretendon se të akuzuari janë: “Egzona K, 23-vjeçare serbe, Kastriot M, 23-vjeçar shqiptar i Kosovës dhe Mahid D, 27-vjeçar shqiptar i Kosovës”.

Pas bastisjeve të djeshme, prokuroria njoftoi se ata ishin arrestuar  si “të dyshuar për rekrutimin dhe mbështetje financiare ndaj Sirisë dhe ISIS”.

Belgjika ka përqindjen më të lartë të banorëve të cilët kanë shkuar për të luftuar me xhihadistët në Siri dhe Irak, numri i tyre vlerësohet të jetë 465 persona. Gjatë bastisjeve u gjet edhe eksplozivë.

Në Belgjikë janë rritur masat e sigurisë për shkak se prej marsit ka pasur 22 shpërthimet e vranë 32 persona, përgjegjësin për këto sulme ka marrë ISIS. /Lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img