29,03,2024

Drogë drejt Turqisë, si e trafikojnë shqiptarët me makina dhe duke e fshehur në trup (Video)

Must Read

Por, mungesa e informacionit për dënimet që i presin atje në rast se kapen nga dogana apo policia turke, ka bërë që trafikantet shqiptare të vazhdojnë të ndërmarrin  aventurat e trafikimit siç ishte rasti i fundit.

Sipas avokatit shqiptar Kadri Hoxha që punon prej vitesh në Stamboll, vitet e fundit janë dyfishuar masat e dënimit për personat që kapen duke futur drogë në Turqi.

Sipas avokatit Hoxha, janë të paktën 25 shqiptare mes tyre dhe një femër, që tashme kanë marrë dënimet e formës të prerë nga Gjykatat  turke për veprën e trafikimit të drogës kryesisht të marihuanës, dënime që variojnë nga 18 deri ne 25 vjet burg, edhe për vetëm pak kilogramë mariuanë. Pjesa me e madhe e shqiptareve të dënuar nga gjykatat turke, kanë pranuar se janë bërë pjesë e rrjetit të trafikut të drogës Shqipëri-Turqi, kryesisht për shkaqe ekonomike.

Tv Klan, ka mundur të siguroje edhe foto të bëra nga autoritetet turke gjatë arrestimeve të disa prej shqiptareve të akuzuar për trafikim të marihuanës drejt territorit turk. Trafikantet shqiptare zgjedhin më së shumti transportin rrugor, me autobusë ose makina private, duke zgjedhur kryesisht pikat kufitare të Ipsala dhe të Kapikule. Droga fshihet në pjesë të ndryshme të makinës ose brenda produkteve të tjera, por nuk mungojnë rastet e fshehjes se drogës në trup, si tregohet edhe nga këto foto, ku dy shtetasit shqiptare të arrestuar nga dogana turke, detyrohen të pozojnë para kamerave.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img