Sport

Driton Kuka ua kujton komunarëve të Pejës; Vitin e ardhshëm kemi zgjedhje


Publikuar më:


kosovo-02

Driton Kuka, trajneri i kampiones botërore në xhudo, Majlinda Kelmendi paralajmëron themelimin e Shoqatës së klubeve sportive të Pejës. I irituar sikur edhe dhjetëra klube sportive të Pejës me ndarjen e subvencioneve për Sport, nga Drejtoria për Kulturë, rini e sport e Pejës që udhëhiqet nga Engelbert Zefaj, Kuka ka refuzuar mbështetjen financiare për klubin ‘Ippon’.

Dy mijë euro është shuma e mjeteve për vitin 2016, që Komuna ka ndarë për klubin që ka nxjerrë kampion bote, dhe kjo është konsideruar fyese dhe nënçmuese edhe nga masa e gjërë. Pasojë e kësaj, selektori Kuka ka ftuar takimin themelues të Shoqatës së klubeve sportive të Pejës, për të ftuar dhe komunat tjera të bëjnë një veprim të tillë.

Kuka me këtë rast, ka komplimentuar qasjen e kryetares së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ndaj sportit gjakovar, ndërkohë komunarëve të Pejës ua ka kujtuar se vitin e ardhshëm do të maten me votë.

“Vitin e ardhshëm janë zgjedhjet lokale, duhet ta ngrisim zanin për të drejtat tona me ata që do udhëheqin komunat në të ardhmen.”- shkruan mes tjerash Driton Kuka në rrjetin e tij në facebook.

 

Comments
To Top