13,07,2025

Drita, Gjilani e Ferizaj gjobiten me nga njëmijë euro

Must Read

Drita, Gjilani dhe Ferizaj janë gjobitur me nga njëmijë euro nga Komisioni Displinor i Federatës së Futbollit të Kosovës.

Drita është gjobitur për shkak të lëshimeve organizative gjatë derbit fundjavën e kaluar në Superligën e Kosovës kundër Gjilanit, ku ka pasur hedhje të shisheve në fushë nga ana e tifozërisë së Dritës. Drita e fitoi ndeshjen me 2:0.

Gjilani ndërkohë është gjobitur për sjellje jo korrekte të tifozëve, për hedhje gjësendeve, përfshirë edhe te një shishe qelqi.

 Ferizaj po ashtu është gjobitur për lëshime organizative në barazimin 1:1 në ndeshjen me Feronikelin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kërkohet paraburgimi i një të mituri nga Shtimja, dyshohet se ka dhunuar një djalë të mitur

Departamenti për të Mitur në Prokurorinë Themelore të Ferizajt, ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img