26,04,2024

Drejtoria e Bujqësisë subvencionon kamatat për agrokredi

Must Read

Ferizaj. 06.03.2019. Drejtoria e Bujqësisë ka planifikuar që edhe këtë vit të bëj subvencionimin e kamatave për agrokredi.

I pari i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami, ka thënë se për këtë vit janë ndarë 100 mijë euro, vlerë kjo më e vogël se viteve të kaluara, ngase sipas tij komuna e Ferizajt ka paraparë për sivjet ndarjen e mjeteve për blerjen e mekanizimit bujqësor dhe sistemit kundër breshrit.

Madje ka shtuar se kjo është bërë në konsultim me kryetarin e Ferizajt dhe se është hera e parë që komuna mbështetë fermerët me mekanizëm bujqësor.
Përfituesit e kamatave duhet të plotësojnë kriteret e parapara. Viteve të kaluara me subvencionim të kamatave janë ndihmuar fermerët që kanë pasur nevojë për mekanizëm dhe zgjerim të veprimtarive prodhuese. Drejtori Bajrami, shton se edhe vlera e paraparë për kamata është ulur mu nga shkaku se komuna do të kujdeset që tani e tutje t’i përkrah vetë fermerët me mekanizëm bujqësor.
Bëhet e ditur se këtë vit ndikim pozitiv do të ketë edhe aplikimi i tatimit për tokat. Kjo për faktin se ky tatim i prekë tokat e lëna djerrinë. Me këtë po synohet që rrite interesimi i fermerëve për zgjerimin e sipërfaqeve punuese.
Drejtoria e Bujqësisë së fundi ka bërë thirrje për aplikim për ndarjen e serrave dhe fidan të perimeve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img