19,03,2024

Drejtoria e Bujqësisë shembull i kujdesit ndaj fermerëve, vaksinohet fondi blegtorial

Must Read

Provimin për kujdesin ndaj fermerëve ferizajas e ka dhënë vazhdueshëm Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë. Sa me nisma që po realizohen për herë të parë në këtë fushë, sa me subvencionim të vazhdueshëm të bujqve e fermerëve. Edhe gjatë pandemisë, fermerët u ndihmuan në forma të ndryshme në dobi të mbrojtjes së fondit të tyre blegtoral dhe kulturave bujqësore. Sot, kur po shënohet Dita Ndërkombëtare e Prodhuesve dhe Përpunuesve të Qumështit, drejtori i Bujqësisë, Burim Bajrami doli në vizitë në stallat komerciale dhe gjysmëkomerciale për të ndjekur nga afër vaksinimin e fondit blegtoral kundër sëmundjeve clostridiale.

Nga aksioni që po zhvillohet po ndahen të kënaqur fermerët e Ferizajt. Komuna e Ferizajt vazhdueshëm po aplikon politika e veprime konkrete në favor të rritjes dhe fuqizimit të bujqësisë lokale. Edhe ky aksion i fundit ka këtë qëllim. Veçanërisht fuqizimi i sektorit të prodhimit dhe përpunimit të qumështit ka një vëmendje institucionale për çka u diskutua edhe ditë më parë me përfaqësuesit e shoqatës së këtij komuniteti në nivel vendi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Voziti me patentë të konfiskuar, gjobitet 25-vjeçari me 300 euro dhe i vazhdohet masa për 6 muaj të tjerë

Është gjobitur një 25-vjeçar në Ferizaj, i cili u zu nga policia duke vozitur kur atij iu kishte ndaluar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img