25,04,2024

Drejtori i Policisë, Rashit Qalaj vizitoi Akademinë për Siguri Publike në Vushtrri, ndoqi trajnimin e kadetëve të rinjë

Must Read

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Nehat Thaqi, kanë realizuar një vizitë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri (AKSP).

Sipas njoftimit për medie, gjatë kësaj vizite të njëjtit u priten në takim zyrtar nga Drejtori i AKSP-së,Ismail Smakiqi, me të cilin diskutuan çështje të ndryshme me interes të ndërsjellët, si dhe për trajnimin të cilin po e ndjekin gjenerata e 54-të e kadetëve të rinj.

Drejtori Qalaj, kadetët e kësaj gjenerate i inspektoi në paradën e mëngjesit, si dhe iu drejtua atyre me një fjalë rasti, duke i inkurajuar ata që të japin maksimumin e tyre, të tregojnë angazhim, përkushtim dhe disiplinë të lartë gjatë trajnimit, për të arritur rezultate sa më pozitive si në anën profesionale, e po ashtu edhe në atë të shkathtësive fizike. Synimi i institucioneve mbetet implementimi i programeve dhe trajnimeve të dizajnuara në bazë të standardeve më të larta ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundimit të ligjit, në mënyrë që të arrihet profesionalizëm më i lartë në shërbim të vendit dhe qytetarëve”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img