20,04,2024

Drejtori i Buqësisë, Burim Bajrami, takon drejtorin e shkollës së Bujqësisë, premton mbështetje për profilet bujqësore

Must Read

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi dhe Pylltari, Burim Bajrami,  gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Drejtorin e Shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”  Abdullah Imeri. Drejtori Bajrami gjatë këtij  takimi u interesua  për mundësit që po u ofron kjo shkollë nxënësve të profileve të bujqësisë dhe veterinës.

“Ne si Drejtori e Bujqësisë jemi duke e përcjellë punën e këtyre profileve dhe e kemi vënë si prioritet  që krahas subvencioneve për fermerët ferizajas edhe nxënësve të këtyre profileve tu ofrohen kushte  për mësim praktik dhe  mundësi që këta nxënës të dalin sa më të përgatitur për profesionin e tyre”  ka thënë Bajrami.

Bajrami tha se gjatë mandatit të tijë ka ndihmuar këtë shkollë me subvencione në të gjitha rastet kur  janë dhëne edhe për Fermerët ferizajas.

“Ndihma e jonë si Qeveri Komunale nuk do të mungojë asnjëherë për këta nxënës. Por sipas planifikimeve  tona edhe në të ardhmen kjo mbështetje do të jetë edhe më e madhë pasi aty përgatiten kuadrot që do të jenë bazë e  zhvillimit ekonomik dhe  e rritjes së prodhimit vendor” ka thënë  Bajrami.

 Për gatishmërin  dhe mbështetjen e vazhdueshme   të shkollës nga kjo Drejtori, Drejtorin Burim Bajrami, e ka falënderuar  Drejtori i Shkollës së Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini”, Abdullah Imeri.

“Jemi me fat  që si shkollë kemi një mbështetje të vazhdueshme nga Drejtoria e Bujqësisë. Gjatë gjithë kohës  jemi subvencionuar  dhe ndihmuar  sa herë kjo Drejtori ka ndarë subvencione. Te Drejtori Bajrami  kemi gjetur njeriun i cili  përveç obligimeve dhe punëve me fermerët ferizajas  na ka vënë  edhe ne si shkollë në prioritet dhe ka qenë i interesuar për krijimin e kushteve për punë praktike për nxënësit e profileve të bujqësisë. Jemi shkollë profesionale dhe nevojat janë shumë më të mëdha për krijimin e kushteve për mësim, ndërsa Minsistria e Arsimit, gjatë ndarjes së buxhetit nuk bënë dallime dhe na llogarit sikur gjimnaze. Prandaj ky vullnet i Drejtorit Bajrami për mbështetje është për tu falënderuar dhe një mundësi e krijimit  të kushteve reale për një shkollë profesionale”ka thënë Imeri.

Në këtë takim u biseduar edhe për mundësinë e angazhimit të mësimdhënësve dhe nxënësve  të profileve bujqësore që të bëhen pjesë e  grupeve këshilluese për fermerët e Komunës së Ferizajt , projekt ky pritet të implementohet së shpejti.

Vetëm gjatë këtijë viti Shkolla e Agrobiznesit dhe Teknologjisë “Zenel Hajdini” në Ferizaj  falë ndihmës nga kjo Drejtori ka  hapur Ordinancën Veterinare, e vetmja në Kosovë e këtij lloji (Investim me vlerë rreth 10 mijë euro),  është furnizuar me fidane të lajthisë, fidane të arrës, renovimin e serreve të dëmtuara nga dimri i kaluar, me drunjë dekorativ, plehra kimike dhe sisteme pikë-pikë.

Gjatë thirrjes së fundit për  subvencione kësajë shkolle i janë ndarë edhe fidane të qershisë, fidane të arrës si dhe  koshere të bletëve.

Në fund Drejtori Bajrami ka premtuar se së shpejti  do të shikojë mundësinë e pajisjes së kësajë shkolle edhe  me pajisje bujqësor për nevoja të profileve bujqësore.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img