Ferizaj

Drejtorët komunal të arsimit kërkojnë miratimin e ligjit për paga


Publikuar më:


Kolegjiumi për Arsim i bën thirrje Qeverisë së Kosovës për miratimin e Ligjin për Paga.

Sot me ftesë të kryesisë së SBASHK-ut, është organizuar takimi në mes të përfaqësuesve të Kolegjiumit për Arsim në kuadër të Asociacionit të Komunave të Kosovës, dhe përfaqësuesve të SBASHK dhe BSPK.

Në këtë takim z.Rrahman Jashari, kryetari i Sindikatës dhe z.Ymer Ymeri, sekretar i Sindikatës njoftuan përfaqësuesitë e Kolegjiumit për Arsim në lidhje me kronologjinë e kërkesave të Sindikatës kundrejtë Qeverisë së Kosovës dhe zhvillimet e fundit sa i përket grevës së përgjithshme në arsim.

Kryesuesi i Kolegjiumit për Arsim z.Samir Shahini, bashkë me Drejtorët znj.Besianë Musmurati nga Drejtoria Komunale për Arsim në Prishtinë dhe z.Afrim Llabjani nga Drejtoria Komunale për Arsim në Ferizaj, paraqitën shqetësimin e Kolegjiumit në lidhje me neglizhencën e Qeverisë në raport me kërkesat e SBASHK-ut dhe shqetësimin e përbashkët mbi pasojat që greva do mund të sjellë në të gjitha nivelet dhe proceset në arsim.

Kryesia e Kolegjiumit theksoi se pasojat e një greve të tillë i bartë niveli lokal, përkundër faktit që zgjidhja nuk është në dorën e tyre. Kolegjiumi është i gatshëm të ndihmoj në gjetjen e një zgjidhje, dhe ofron bashkepunim për të gjitha palët e përfshira.

Kolegjiumi për Arsim bëri thirrje për zgjidhje sa më të shpejtë duke uruar që palët përgjegjëse të marrin përgjegjësitë që u takojnë në interesin më të mirë të nxënësve dhe arsimit në vendin tonë.

To Top