19,04,2024

Drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant, takon drejtorat e shkollave të Ferizajt

Must Read

Drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Darlene Grant gjatë ditës së enjte ka takuar drejtorët e shkollave të komunës së Ferizajt.

Në këtë takim drejtoresha Darlene Grant së bashku me drejtorin  e DKA-së në Ferizaj, Afrmi Llabjani kanë njoftuar   drejtorët e shkollave  me punën që po bënë Korpusi i Paqes në Kosovë  dhe  rolin e tij në rritjen e bashkëpunimit   dhe shkëmbimit të kulturave.

Dr. Darlene Grant, në një fjalë hyrëse ka shpjeguar historinë e fillimit dhe veprimit të Korpusit të Paqës në Kosovë  dhe  kontributin e vullnetarëve  të cilët shërbejnë si mësues  të  gjuhës angleze TEFL  në projektet shkollore.

“Korpusi i Paqes zyrtarisht u themelua më 1 mars, 1961 nga presidenti John F. Kennedy me qëllim të promovimit të paqes dhe miqësisë në botë, duke ofruar vullnetarë amerikanë për të kontribuar në zhvillimin social, ekonomik dhe njerëzor në vendet nikoqire ku ata shërbejnë. Që nga viti 1961, mbi 200.000 amerikanë kanë shërbyer në Korpusin e Paqes në 140 vende të ndryshme. Kosova u bë vendi i 140-të në qershor të vitit 2014.   U hap në 2014, jemi krenar që jemi vendi i 140-të i shërbimit në historinë e Korpusit të Paqes. Në nënshkrimin e marrëveshjes së vendit me Presidentin e atëhershëm të Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në shtator 2013. Grupi i parë i vullnetarëve arriti në Kosovë në qershor 2014. Si me çdo grup të mëvonshëm, ata morën tre muaj trajnim ndër-kulturore dhe një trajnim gjithëpërfshirës gjuhësor dhe teknik përpara se të udhëtonin në vendet e tyre të përhershme vullnetare jashtë kryeqytetit, Prishtinë. Pak më shumë se dy të tretat e vullnetarëve tanë shërbejnë si mësues të gjuhës angleze TEFL në projektet shkollore, ndërsa vullnetarët e mbetur shërbejnë si punëtorë të Zhvillimit të Komunitetit. Secila fushë e fokusit ofron mundësi për të ndarë përvojat, për të transferuar aftësitë dhe njohuritë dhe për të nxitur një mirëkuptim më të madh midis vullnetarëve dhe komuniteteve të tyre pritëse. Suksesi i Korpusit të Paqes është ndërtuar në shkëmbimin e ideve të njerëzve në njerëz në nivel bazë” ka thënë me këtë rast   Darlene Grant, drejtoreshë e Korpusit të paqes në Kosovë.

Në anën tjetër Drejtori Llabjani ka falënderuar znj. Darlene Grant për kontrubutin që po japin në Kosovë  me theks të veant në komunën e Ferizajt.

“Vullnetarët të cilët po shërbejnë në kuadër të Korpusit  të Paqës në Ferizaj po japin një kontribut  në shkolla  që fëmijtë të mësojnë më mirë gjuhën angleze  por edhe janë  akterë të disa projekteve  përmes të cilavë kanë ndihmuar  shkollat ku kanë punuar si dhe mudësive  të trajnimeve tëndryshme edhe jashtë shkollës” ka thënë Llabjani

Drejtori Llabjani ka shprehur gatishmërin e drejtorisë  të cilën ai drejton për një bashkëpunim   edhe më të mirë si dhe ka ftuar drejtorët e shkollave që të kontaktojnë  menaxhmentin e Korpusit të Paqës për angazhim sa më të madh të vullnetarëve.

Në këtë takim morën pjesë edhe mësimdhënës të gjuhës angleze  të cilët u shprehën të gatëshëm për bashkëpunim më  këta vullnetarë.

Ky takim  ka zgjuar  edhe interesimin e drejtorëve të shkollave që të  kenë sa më shumë vullnetarë në shkollat e tyre.

Në fund të këtij takimi Drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Dr Darlene Grant, në shenjë falënderimi për bashkëpunimin e mirë u ndau nga një mirënjohje drejtorit të Arsimit, Afrim Llabjani dhe drejtorit të shkollës “Konstantin Kristoforidhi”  në Nerodime, Muhamet Murati, për bashkëpunim të mirë me vullnetarët e këtij Korpusi.  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img