19,04,2024

Dr. Halit Gërbeshi, merr detyrën e Drejtorit Ekzekutiv të Spitalit Rajonal të Ferizajt

Must Read

Deri tani Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt e drejtoi Dr. Jeton Zeqiri i cili dha kontribut të madh në kohën më të vështirë gjatë shfaqjes së pandemisë Covid19. Ai tregoi tipare të larta menaxheriale,

Ndërsa drejtori i sapo zgjedhur Gërbeshi deklaroi:

Besimi ekziston para se të ekzistonte Magna Karta, Kodet Civile e Kushtetutat, Ligjet etj. Pra nga dje më ështe besuar detyra e Drejtorit Egzekutiv në S.P.Ferizaj. Do të mundohem të tejkalojë të gjitha kapacitet e mija për të justifikuar dhe falenderuar për  besimin e dhënë  fillimisht drejtorin i SHSKUK  Dr.Valbon Krasniqi, Bordin e ShSKUK, të parin e shëndetesisë kosovare ministrin Dr.Arben Vitia dhe të gjithë fjalëmirët nga Ferizaji me rrethinë.

Do të mundohem të udhëheq me simbolin e duarëve të bashkuara, me transparence, të jem i drejtë, jo selektiv dhe kërkues.

Motoja ime do të jenë  fjalët magjike të lutem, më fal dhe faleminderit, do të respektojë, hierarkin, meritokracinë dhe moshën. Jam i vetëdijshëm se hapësira fizike e S.P.Ferizaj është e vogël dhe për keqardhëje, por do përpiqemi të ju japim më të mirën qytetarëve të kësaj ane. Janë të mirëseardhur të gjithë ata që duan të ndihmojnë në punë të mira të ofrohen me kontribute në mbështetje, ide dhe kritika.

Shteti është i joni dhe ne duhet ta bëjmë sepse pa një shtet të fortë jemi që te gjithë pa dinjitet.

Mjaft është mjaft.

Ejani!

Ka deklaruar Drejtori Gërbeshi në fb.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img