08,05,2024

Dr. Fatmir Dalladaku propozohet për ambasador në Gjermani

Must Read

Pas tëheqjes së disa ambasadorëve, e në mesin e tyre edhe Ambasadorit nga Gjermania, afaristi Ferizajas  Lulzim Abazi sot ka dal me një propozim  shumë interesant. Ai për Ambasador në Gjermani ka propozuar Dr. Fatmir Dalladaku.

P R O P O Z I M

Meqë shumë nga Ambasadat e Republikës së Kosovës janë bosh, pa ambasadorë, e gjithashtu po përballemi globalisht me pandeminë COVID-19, si qytetar i Ferizajt, me privilegj të veçantë propozoj publikisht që shkencëtari i kalibrit botëror, mjeku i papërsëritshëm, mantelbardhi që i besoi Qeveria Gjermane që të jap vaksinën e parë anti-covid në Gjermani, e tash edhe duke i prirë një varg fushatash për mbrojtjen nga pandemia globale COVID-19, pra Ambasador i Republikës së Kosovës të caktohet z. Fatmir Dalladaku.

Dr. Fatmir Dalladakun e njoh personalisht, cilësitë e tij i njeh bota, shkencën e kalibrin e tij profesional e çmon mbarë mjekësia ndërkombëtare, andaj është nder i veçantë i Kosovës të përfaqësohet nga Dr. Dalladaku.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img