25,04,2024

Dr. Bashkim Misini kandidat i vetëm për të marrë drejtimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj

Must Read

Procesi i zgjedhjeve të brendshme brenda Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, ka hyrë në fazën përfundimtare. Sipas drejtuesve të këtij subjekti, zgjedhjet tashmë janë mbajtur në 45 pika në Ferizaj dhe fshatra, ndërsa kanë mbetur pa u mbajtur edhe në pak pika.

Emrush Xhemajli, koordinator i Qendrës së VV në Ferizaj, ka thënë se procesi ka pasur rrjedhë të mirë dhe që nga 2 maji kur kanë filluar zgjedhjet gjithçka rrjedhur mirë dhe mbarë dhe janë zgjedhur strukturat drejtuese të pikave, transmeton Tv Liria
Xhemajli ka nënvizuar se është përmbyllur edhe faza e aplikimit të kandidatit për të marrë drejtimin e qendrës.
“Kandidat i vetëm që i ka plotësuar gjitha kriteret është doktor profesor Bashkim Misini, doktori i biokimisë dhe ligjërues në Universitetin e Vjenës. Mbetet që kandidatura e tij të votohet në kuvendin e qendrës”, ka theksuar Xhemajli, ndërsa ka shtuar se bëhet fjalë për një aktivist të shquar të VV-së.
Sipas zyrtarëve të këtij subjekti politik, procesi i zgjedhjeve të brendshme ka avancuar krahasuar me zgjedhjet që janë mbajtur në të kaluarën. Xhemajli ka thënë se kësaj radhe është avancuar femra, pasi në 7 pika, femrat janë drejtuese të tyre. Por, sipas tij, vërehet edhe një masivizim në fshatra të Ferizajt si dhe në vetë qendrën e qytetit.
Që prej fillimit të zgjedhjeve, Lëvizjes Vetëvendosje, sipas zyrtarëve i janë bashkuar mbi 800 anëtarë të rinj/Tv Liria.

13649624_10206386841101979_1273042826_n 13643824_10206386841221982_1705459844_n 13643863_10206386841141980_927328933_n 13664858_10206386841181981_776769635_n 13664328_10206386841301984_197821856_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img