Lajme

Dorëzon 50.000 eurot e gjetura, refugjati shpërblehet me 1500 euro


Publikuar më:


Se e mira shpërblehet me të mirë (kështu thuhet, së paku) e ka dëshmuar rasti i një refugjati të ri sirian në Minden, Gjermani. Ai, duke çmontuar një dollap, ka gjetur të fshehura plot 50 mijë euro dhe një librezë kursimesh.

Ai ka bërë atë që pritet të bëjë një njeri i ndershëm, i ka dorëzuar të gjitha në polici.

Dhe, shpërblimi nuk ka vonuar. Sirianit të sinqertë i kanë takuar 1500 euro nga kjo shumë, shkruan blick.ch. Kështu e rregullon ligji në Gjermani këtë çështje: kush kthen deri në 500 euro të gjetura, shpërblehet me 5 për qind të shumës së gjetur ndërsa dorëzimi i shumave prej mbi 500 eurove tërheq me vete shpërblimin prej 3 për qind, transmeton albinfo.ch. Kështu ka ndodhur edhe me refugjatin sirian, “heroin e ditës” në Gjermani.

I riu, i cili nuk ka dashur t`i publikohet emri, planifikon që në Gjermani të bëjë masterin në teknikën e komunikacionit, pasi që baçelorin në këtë degë e kishte kryer në Siri, përcjell albinfo.ch Ai aktualisht po punon shumë në perfeksionimin e gjermanishtes.

Comments
To Top