15,09,2025

Dokumentacioni kadastral i marrë nga Serbia po shkakton probleme të shumta

Must Read

Drejtoria komunale për pronë, gjeodezi dhe kadastër në Ferizaj, po punon me efikasitet të shtuar në zgjidhjen e kërkesave që vinë nga ana e qytetarëve.
Po problem në vetë është mungesa e dokumentacioneve që ka kjo drejtori, ku shumica prej tyre gjenden në Serbi, gjë kjo që sipas drejtorit Fatmir Azizit, po ju shkakton probleme të shumta.
“Problemet që ka drejtoria jonë është mungesa e dokumentacioneve që i ka marr komuniteti serb, po presim që pas marrëveshjes që është bërë ku njëra prej atyre çështjeve ka qenë edhe kthimi i dokumentacionit. Ne kemi prit që në vitin 2015 ai dokumentacion të kthehet por ende nuk ka ndodhur një gjë e tillë dhe po na shkakton probleme të shumta”, ka thënë Azizi.
Drejtori Azizi, tha se probleme tjetër është edhe lëmi i shpronësimeve ku kjo drejtoi ka në dispozicion 400 mijë euro, që janë shumë pak në krahasim me kërkesat që vinë.
U bë e ditur se gjatë këtij gjashtë mujorin në sektorin e gjeodezisë kanë qenë 1092 kërkesa, ku sektori i pronës është marr me matje dhe incizime gjeodezike, ndërkaq në sektorin e kadastrit kanë qenë mbi 3 mijë kërkesa nga ana e qytetarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vritet një 40-vjeçar në Ferizaj

Një 40-vjeçar raportohet se është vrarë në fshatin Balaj të Ferizajt Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img