27,04,2024

Dodë Gjergji: Të jemi më të urtë dhe më të butë në komunikim me njëri-tjetrin

Must Read

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka organizuar pritje me rastin e Festës së Krishtlindjes.

Ipeshkvi Dodë Gjergji ka thënë se këto ditë duhet kujtuar edhe të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

“Vërtet ne dallojmë kur dalim jashtë, por kur të hyjmë në shtëpinë e Zotit ne nuk dallojmë nga njëri- tjetri. Këto ditë duhet të kujtojë edhe atë se çfarë ka ndodhë në Shqipëri dhe ata njerëz që tërmeti i ka shuar duke i nisur për në amshim dhe ata të plagosur që ende lëngojnë nga plagët e marra dhe atë trishtim dhe të gjithë ato familje që janë pa strehë”.

Ai ka pohuar se gjithandej ku jetojnë shqiptarët ndodhet një mosbesim për një të ardhme më të mirë.

Sipas tij, të gjithë duhet të jenë energji e paqes, e dashurisë dhe e frymës në të cilën e ardhmja jonë do të ndërtohet.

“Duhet falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuuar, ata që kanë dhanë ndihma dhe ata që kanë ofruar ndihmë profesionale. Inkurajoj të gjithë që të vazhdojmë që të bëjmë vepra të mira. Gjithandej ku jetojnë shqiptarët ndodhet një mosbesim për një të ardhme më të mirë. Ne që sot kremtojmë së bashku dhe duhet të jemi energji e paqes dhe e dashurisë dhe e frymës në të cilën e ardhmja jonë do të ndërtohet”,  ka thënë Ipeshkvi Dodë Gjergji.

Ai ka thënë se duhet të jemi më të urtë dhe më të butë në komunikim me njëri-tjetrin.

/EO/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img