26,04,2024

Djaloshi nga Ferizaj që në sy e ka hartën e Kosovës

Must Read

Ideja për ndryshimin e kufijve të Kosovës edhe mund të jetësohet, por jo edhe në syrin e 13 vjeçarit, Besian Blenishti nga qyteti i Ferizajt. Djaloshi i veçantë për dallim nga shumica e mërgimtarëve që jetojnë në Perëndim e me sy kah Kosova, jeton atje me Kosovën në sy.

Këtë fëmijë jashtëzakonisht të veçantë e bëjnë sytë e tij. Kjo për faktin se Besiani në syrin e tij të djathtë ka një hijezim që ngjan me hartën e Kosovës. Familjarët tregojnë mënyrën se si e zbuluan hartën e Kosovës në syrin e djaloshit. Mandje gjyshi i tij, Musli Llabjani rrëfen për FaktePlus se ndihet i lumtur që djali i vajzës së tij e ka këtë shenjë në sy.

“Kur e kemi parë për herë të parë, na është duk diçka shumë interesante. Nuk dinim as ta përshkruanim. U tregonim njerëzve, por nuk na besonin”, thotë gjyshi i Besianit. Ai tutje ka treguar se si spontanisht shokët e Besianit e kishin zbuluar këtë shenjë në syrin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img