29,03,2024

Dita e parë e Fitër-Bajramit, të martën

Must Read

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njofton opinionin e gjerë se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon ditën e hënë, më 4 korrik 2016.

Si rrjedhojë, sipas BIK-ut, dita e parë e festës së Fitër-Bajramit është të martën, më 5 korrik 2016.

“Manifestimi qendror për festën e Fitër – Bajramit për Republikën e Kosovës mbahet në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Manifestimi fillon në ora 04 :15, me faljen e namazit të sabahut, pas të cilit do të jetë ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Sulejman ef. Fejzullahi. Namazi i Fitër – Bajramit falet në ora 05:40 minuta të cilit do t’i prijë, Sabri ef. Bajgora – kryeimami i BIK-ut. Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’u drejtohet opinionit të gjerë me mesazh për këtë festë”, thuhet në njoftimin e BIK-ut./Lajm

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img