29,03,2024

Diskutohet për zbatimin e Ligjit për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjes së Rinisë

Must Read

Komisioni i Kuvendit të Kosovës për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me organizatën Demokracia Plus (D+), të martën kanë mbajtur një dëgjim publik për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Fuqizimin për Pjesëmarrjen e Rinisë. Në këtë takim morën pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, deputet të Kuvendit të Kosovës, organizata joqeveritare si dhe përfaqësues të institucioneve komunale nga Ferizaj, Gjilani, Vitia, Shtimja dhe Shtërpca.

15095581_1335416146493205_6902663634692628413_n

Fillimisht të pranishmit në këtë dëgjim publik i ka përshëndetur Sali Morina, kryesues i grupit punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për Fuqizimin e Pjesëmarrjen e Rinisë. Ai tha se dëgjime të tilla janë shumë të nevojshme në mënyrë që të dihet saktë edhe problemet me të cilat preokupohet rinia.

Ndërkaq kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, ka thënë se ekzekutivi i Komunës së Ferizajt ka bërë përpjekje për t’i realizuar përgjegjësitë e veta që ia përcakton ligji, lidhur me organizimin e veprimtarive nga të rinjtë, me qëllim të realizimit të synimeve dhe objektivave për një pjesëmarrje aktive dhe të suksesshme të të rinjve në forume, institucione dhe organizma ku merren vendime të rëndësishme, që kanë të bëjnë me të tashmen dhe të ardhmen e tyre.

“Konform me përgjegjësitë ligjore, Komuna e Ferizajt është përkujdesur dhe vazhdon të përkujdeset për sigurimin e resurseve njerëzore dhe financiare për realizimin e programeve të rinisë, për sigurimin e hapësirës së duhur publike në konsultim me këshillin e veprimit të rinisë të Komunës, ku të rinjtë planifikojnë, udhëheqin dhe zhvillojnë veprimtaritë e tyre rinore; për mbështetjen e organizatave rinore për veprimtari me interes për të rinjtë dhe të iniciuara nga vetë ata; për mbështetjen e zhvillimit të politikave rinore lokale në konsultim me këshillin e veprimit të rinisë të komunës, në përputhje me nevojat lokale e kështu me radhë. Komuna e Ferizajt e ka Planin e Veprimit Rinor Lokal, ku përfshihen të gjitha aktivitete e planifikuara në fusha të ndryshme për tre vite 2014-2016, dokument ky i dalë nga organizatat e ndryshme te shoqërisë civile dhe grupet e interesit.

Komuna e Ferizajt, është ndër të rrallat në Kosovë, në mos e vetmja që e shpall vullnetarin e vitit”, është shprehur kryetari Svarqa, duke shtuar se që nga viti 2008 e deri tani, në vazhdimësi janë ofruar kurse për mësimin e gjuhës angleze dhe klasa TOEFL është forma më e mirë e përfitimit në fushën e edukimit joformal.

“Por, zyrtarët e sektorit të rinisë, më kanë njoftuar se zbatimi i Ligjit për fuqizimin e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset vendimmarrëse, ka edhe vështirësitë e veta, si njohja e punës vullnetare, mungesa e licencimit të qendrave rinore, mungesa e programeve të qëndrueshme për rininë, etj”, është shprehur kryetari Muharrem Svarqa.

Për zbatimin e Ligjit për Fuqizimin për Pjesëmarrjes së Rinisë, ka folur edhe kryetari i Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport, Nait Hasani si dhe deputeti tjetër Ismajl Kurteshi.

Në këtë dëgjim komisioni parlamentare ka mbledhur të dhëna në lidhje me nivelin e zbatimit të Ligjit, si dhe të dhënat ë lidhje me vështirësitë që janë hasur në zbatim. Në fund ka pasur edhe diskutime të tjera sa i përket zbatimit Ligjit për Fuqizimin për Pjesëmarrjen e Rinisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img