25,04,2024

Diskutohet për Planin Zhvillimor Komunal 2016-2022

Must Read

Drejtues të pushtetit lokal të Ferizajt, para banorëve të fshatrave Mirosalë, Dardani dhe Zllatarë, prezantuan ecurinë e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal për periudhën 2016-2022.

Banorët e këtyre fshatrave patën kërkesa të shumta mirëpo mbizotëruan ato për ujësjellës, rrugë e kanalizim.

 “E kemi filluar një projekt afër 6 hektarë e gjysmë, është për një park të cilin mund ta shijoj jo vetëm fshati Mirosalë, por edhe fshatrat përreth tij, rrugën banorët e kanë rregulluar e kanë punuar vet. Këtu nuk kërkohen investime të mëdha, këtu kërkohet hapja e rrugës, një gyp që të bartet ujësjellësi. Një tjetër projekt që kemi hartuar ne si fshat është edhe hapja e rrugëve të reja nëpër hapësirat për bujqit që nuk kanë mundësi për me i kry punët e veta. Ne kemi planifikuar që të lëshojmë mbi 2000 metra hapësirë me vullnet që të krijohen rrugë, edhe një hapësirë tjetër që është afër “Mirosit” e cila është hapësirë shoqërore është mirë që të ruhet që ne të ndërtojmë një fabrikë, kërkoj nga ju që mos të jepet për diçka tjetër por të ruhet për ne”,tha një banor i fshatit Mirosalë.

“Pjesa afër tregut dhe afër varrezave që është në gjendje të keqe është mirë që aty të intervenohet dhe të pastrohet nga mbeturinat që po hedhen vazhdimisht, gjithashtu fshati ka nevojë edhe për ujësjellës që duhet patjetër që të intervenohet sepse kemi mbetur vetëm ne me fshatrat Dardani dhe Sojevë kështu që të jetë në një plan shumë afatshkurtër dhe të fillohet rregullimi i ujësjellësit,” tha një banor i fshatit Dardani.

“Ne do ta formojmë një komision prej 7-8 anëtarëve dhe do të punojmë në këtë aspekt dhe besoj që do të kemi edhe takime të tjera sepse unë personalisht nuk mund të vendosë në emër të fshatit dhe besoj që shumë shpejt do të dalim me ndonjë projekt konkret”, tha një banor i fshatit Zllatar.

Ndërsa drejtori i Urbanizmit Faik Grainca, tha se sugjerimet e banorëve do të trajtohen me seriozitet.

 “Ana financiare, shpronësimet mbeten obligim i komunës por do të ishte mirë që propozimet t’i marrim pikërisht nga ju. Sa i përket parqeve është tendencë e këtij shekulli që në të gjitha fshatrat të kemi zona të gjelbëruara dhe propozimi i juaj për park është ide e mirë dhe jam i bindur që ekspertë të drejtorisë së urbanizmit pajtohen që menjëherë që këtë parcelë ta parashohim si park.

Ne ballafaqohemi me një problem tepër serioz sepse me ligj ndalohet që vendbanimet të shtrihen në tokën bujqësore të kategorisë deri në katërt dhe ne jemi në situatë kur shumë fshatra nuk kanë tokë të kategorive 5-6 edhe me këtë problem do të merremi dhe të gjejmë një zgjidhje “,tha Grainca.

Debatet publike me qytetarë për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal kanë filluar qe disa ditë. Paralajmërohet se takime të tilla do të mbahen edhe ditëve në vijim, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img