19,04,2024

Diskutohet për personat me çrregullime mendore, së shpejti nisin veprimet konkrete

Must Read

Personat me çrregullime mendore meritojnë trajtimin e duhur institucional e shërbimin profesional shëndetësor. Me qëllim që të evitohen rreziqet nga prania e tyre në rrugë, por edhe për t’i dhënë ndihmën e nevojshme shëndetësore, sot në ambientet e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, udhëhequr nga drejtori Bekim Ademi u mbajt takimi me përfaqësues nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare, Policia e Kosovës, Qendra e Shëndetit Mendor, Qendra për Punë Sociale e të tjera për t’i dhënë zgjidhje kësaj problematike të kahershme në qytetin tonë.

Drejtuesit e institucioneve sociale u shprehën të gatshëm të koordinojnë veprimet institucionale që t’i ofrohet strehë dhe asistencë mjekësorr këtyre personave, ndërkohë edhe përfaqësuesit e Policisë së Kosovës thanë se me këto veprime do të rritet siguria e qarkullimit të qytetarëve në hapësira publike përgjatë gjithë qendrës së qytetit.

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Bekim Ademi tha se përkundër shumë kufizimeve ligjore e vështirësive të funksionimit të infrastrukturës sociale për këtë kategori, qeverisja lokale ka vullnetin dhe bindjen që në harmoni me rregullat ligjore në fuqi të shtrijë dorën e kujdesit edhe për këtë kategori.

Përfundimi nga takimi ishte koordinimi i mëtejmë i veprimeve mes institucioneve relevante me qëllim ofrimin e zgjidhjes në këtë drejtim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img