26,04,2024

Diskutohet mundësia e njohjes së patentë shoferëve nga Kroacia

Must Read

Në kuadër të konferencës ministrore “Procesi i Brdos”, që u mbajt në Shkup, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, ka zhvilluar takime bilaterale me ministrin e Brendshëm të Kroacisë, Davor Bozinovic si dhe me ministrin e Brendshëm të Sllovenisë, Bostjan Poklukar, bën të ditur komunikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Në takim mes ministrit Mustafa dhe homologut të tij kroat, në mes të tjerash u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit, marrëveshjet e bashkëpunimit me policinë, dhe fushën e forenzikës.

Gjithashtu, në këtë takim u bisedua për mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje bilaterale në mes të Kosovës dhe Kroacisë për njohjen e patentë shoferëve.

Ndërsa, në takim me ministrin e brendshëm të Sllovenisë Bostjan Poklukar, u diskutua lidhur me marrëdhëniet e mira në mes të dy shteteve në fushën e sigurisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin policor në mes të të dyja vendeve.

Në të dy takimet ministri Mustafa mori përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare të sigurisë. /KP/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img