20,04,2024

Diskutohet Ligji për Mbrojtjen e Fëmijëve

Must Read

Ferizaj sot ishte nikoqir i tryezës së diskutimit me temën “Ligji për mbrojtjen e fëmijëve”. Në këtë tryezë të organizuar nga ATRC, u diskutua mbi rregullativën ligjore që mbron fëmijët, promovon dhe kujdeset për zbatimin e të drejtave dhe lirive të fëmijëve.

Pjesëmarrës në këtë tryezë nga pushteti lokal ishin Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi si dhe drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, Prokurori i Shtetit, Burim Çerkini, përfaqësues nga Policia e Kosovës, Qendra për Punë Sociale, Kuvendi i të Rinjve, Asambleja e Fëmijëve, anëtarë të Kuvendit të Komunës si dhe organizata të shoqërisë civile.

Drejtoria e Arsimit muaj më parë ka funksionalizuar Asamblenë e Fëmijëve si mekanizëm institucional për avancimin e kësaj agjende në mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të fëmijëve, duke i shtuar këtu edhe Rregulloren Komunale për realizimin e të drejtave të fëmijëve përmes sistemit qeverisës komunal, miqësor për fëmijët.

Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të fëmijëve është pjesë e veçantë e platformës qeverisëse të Kryetarit Aliu në kuadër të kujdesit institucional për sigurinë dhe familjen.

Diskutuesit në këtë takim, përveç informacioneve që morën për këtë temë, dhanë edhe komentet, sugjerimet dhe vërejtjet në funksionimin institucional për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img