20,04,2024

Diplomati amerikan: Vuçiq do ta njohë Kosovën, por jo pa një marrëveshje që i përshtatet gjithë Serbisë

Must Read

Diplomati amerikan, Damon Wilson thotë se është rasti historik që Serbia dhe Kosova të arrijnë një marrëveshje historike, duke potencuar se Serbia do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Megjithatë nënkryetari ekzekutiv i Këshillit Atlantik thotë se një gjë e tillë nuk mund të ndodh pa një marrëveshje që i përshtatet gjithë Serbisë.

“Unë besoj që Serbia do ta njohë pavarësinë e Kosovës, por nuk besoj se mund të ndodh ashtu. Një gjë e tillë duhet të jetë pjesë e një pakete që i përshtatet të gjithë Serbisë”, ka thënë Wilson për Zërin e Amerikës, edicionin në gjuhën serbe.

Wilson thotë se mungesa e një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është duke penguar progresin e këtyre dy vendeve.

Ai thotë se një marrëveshje duhet të gjendet në muajt e ardhshëm, duke thënë se nuk ka ndonjë afat të caktuar, por se një gjë e tillë është urgjente.

Diplomati amerikan thotë se i gjithë Ballkani do të mbetet i pazhvilluar si pasojë e ngërçit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij SHBA-ja dhe BE-ja do të shtyjnë përpara të dy shtetet drejt një finaleje, por shton se po e presin se si do të shkojë procesi zgjedhor pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt.

Për taksën, Wilson thotë se ka qenë një vendim i dëmshëm, por potencon se gjithashtu edhe fushata agresive e Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës duhet të ndalet

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img