Editorial

Dhuna në shkolla


Publikuar më:


Nën ndikimin e viteve të luftës, gjendjes së rëndë ekonomike dhe krizës sociale në shoqërinë ku jetojmë, dhuna është mjaft e përhapur, e cila veçanërisht është e dukshme në shkolla, ku me përdorimin e alkoolit dhe abuzimit të drogave, ajo është gjithnjë e më tepër në rritje.

Të rinjtë të cilët janë rritë në vitet e  njëzeta, kanë filluar pjekurin e tyre në kohën e sotme, kohë e jo stabilitetit të madh, kriminalizimit të shoqërisë, shkatërrimit të vlerave shoqërore dhe vlerave morale, shkatërrimit të familjes, mos angazhimit të prindërve dhe të punëtoreve të arsimit në edukimin e të rinjveka shkaktuar praninë e dhunës në të gjitha nivelet.

Të rinjve përmes shumë ngjarjeve politike dhe promovimit publik të botës së krimit dhe kriminelëve, ju dërgohen porosi,se dhuna dhe agresivitetiiu “shpaguhet”dhe, dhuna dhe agresiviteti paraqesin një mënyrë “normale”të zgjidhjes së konflikteve midis njerëzve. Gjithashtu edhe politikanët, me agresivitetin e tyre verbal porositin të rinjtë se ky është një model i dëshirueshëm i sjelljes, dhe të suksesshëm janë vetëm ata të cilët janë më të zëshëm dhe më agresiv. Dhuna verbale dërgon porosi të tërthortë se duhet të jesh i dhunshëm, e ajo, për shkak se është e fshehur është edhe më e rrezikshmja.

Fëmijë të dhunshëm  janë ata të cilët në mënyrë të përsëritur ngacmojnë fëmijë të tjerë, në mënyrë të pakëndshëm tallen me ta, i frikësojnë, i kërcënojnë, i qortojnë, i përqeshin , i komandojnë , ju hedhin gjërat , i godasin, i shtyrin , i dëmtojnë, i injorojnë etj.  Agresivitetin dhunuesit nuk e shprehin vetëm ndaj fëmijëve tjerë, por edhe ndaj të rriturve, mësuesve  dhe prindërve.

Dhunuesit tipik përveç se janë agresivë ata shprehin kontrollin dhe forcën ndaj fëmijëve tjerë, dhe shpesh nuk kanë mëshirë për viktimën (ju mungon ndjeshmëria). Janë të inatosur (inatçinj) , kanë prirje për konflikte dhe shkelje të rregullave të shkollës. Dhunuesit në përgjithësi shumë vështirë i përballojnë situatat frustruese, shumë lehtë ofendohen dhe shpesh përjetojnë agresivitetin ndaj tyre, edhe atëherë kur nuk është i pranishëm.

Dhuna në shkolla në vendin tonë dhe në botë, ka marr forma të ndryshme : ajo ekziston në shkollat fillore dhetë mesme, si në zonat urbane ashtuedhe rurale, kurse viktimat janë, përveç nxënësve gjithnjë e më shpesh edhe arsimtarët. Dhunuesit kryesisht gjenden në vet objektin e shkollës, dhe mund të jen si nxënësit ashtu edhe arsimtarët por dhunuesit ekzistojnë edhe jashtë objektit të shkollës.

Shumica e studiuesve dhe teoricienëve që merren me problemet e dhunës në shkolla konsiderojnë se dhuna në shkolla  pasqyron gjendjen e përgjithshme të një shoqërie. Në shoqëritë ku sjelljet delikuente dhe kriminale nuk sanksionohen në mënyrë adekuate, të rinjtë identifikohen me ” heronjtë negativ” dhe kjo çon në rritjen e dhunës në këto shoqëri. Pra, me mësimin sipas modelit mund të shpjegohet në një farë mase dhuna në shkolla. Si pasojë e këtij lloji i të mësuarit mund të pranohen format e reja të sjelljes agresive ndaj situatave të reja në të cilat sjellja agresive nuk ishte ushtruar më parë. Në shfaqjen e dhunës në shkolla ndikojnë të gjitha ndryshimet që ndodhin në të gjitha strukturat politike, shoqërore, shkencore dhe edukative në shoqëri dhe, në përputhje me këtë, dhuna në shkolla është një reflektim i situatës së përgjithshme në shoqëri.

Pse fëmijët dhe adoleshentët bëhen agresiv, është pyetja  me të  cilën janë marrë një numër i madh i teorive psikologjike dhe modeleve të ndryshme teorike, duke përfshirë aspekte dhe faktorë të ndryshëm në formimin dhe ekzistimin e agresivitetit te fëmijët dhe adoleshentët. Asnjëri  nga  modelet teorike nuk jep një pasqyrë të plotë të sjelljes agresive dhe, në përputhje me këtë, ato paraqesin  vetëm një pjesë të shpjegimit të fenomenit të agresionit.

Në diskutimet (shqyrtimet) teorike, si dhe në hulumtimet e mëhershme, mund të vërehen disa grupe të faktorëve që mund të  konsiderohen si risk për sjellje të dhunshme, si : faktorët familjar dhe gjenetik, kognicioni i çrregulluar sociale, statusi socio-ekonomik i familjes, ndikimi ndër personal, përkatësia në grupet e moshatarëve me sjellje problematike, ndikimi i mediumeve dhe faktorët e gjerë kulturor.

Kur flitet për faktorët e riskut specifik të shfaqjes së dhunës te fëmijët, studimet e shumta si bazëkanë pasur faktinse në çfarë mase ndikonëedukimidhe kushtet e përgjithshme nërritjen dhe zhvillimine fëmijës.Olveus(Olweus, 1998) në bazë të rezultateve të hulumtimit të tij, ka ardhur deri te përfundimi se edukata familjare dhe kushtet në të cilat fëmija rritet (zhvillohet)ndikojnë në shfaqjen e dhunës te fëmijët dhe at nëpërmjet katër faktorëve.

  1. Faktori i parë ka të bëjëme ngrohtësinë prindërore.

Fëmijët që kanë dimensionine ulët të ngrohtësisëdhe qëndrimin prindëror, prindërit të cilët në pikëpamje emocionale janë të pandjeshëm ndaj nevojave të fëmijës dhe të cilët nuk ofrojnë mbështetje emocionale të mjaftueshme, vëmendje dhe interesim për fëmijën, fëmijët e tillë shpesh janë të padisiplinuar, agresivë dhe tregojnë probleme në sjellje.

Si që thekson Olveusi në mungesë të ngrohtësisë dhe kujdesit ndaj fëmijës, sidomos në moshën më të re, e rrit riskun që më vonë fëmija të bëhet i dhunshëm dhe të ketë qëndrim armiqësorë ndaj të tjerëve. Është shumë i rëndësishme qëndrimi themelor emocional i prindërve ndaj fëmijës. Qasja themelore negative emocionale që karakterizohet me mungesën e ngrohtësisë dhe të vëmendjes (kujdesit) në mënyrë të qartë dhe pa dyshim  rrit rrezikun që fëmija më vonë të jetë i dhunshëm dhe të këtë qëndrim armiqësorë ndaj të tjerëve. Boldre (Baldry, 2003) konstaton se kujdesi i dobët ndaj fëmijës dhe mospërfillja e ndjenjave të tij mund të jenë faktorë të rëndësishëm të riskut në zhvillimin dhe shfaqjen e dhunës. Rritje dhe zhvillimi në një rreth familjarë të tillë  çon drejt nivelit të ulët të ndjeshmërisë ndaj të tjerëve.

  1. Faktori i dytë që ka të bëjë me edukatën familjare ështëmbikëqyrja e fëmijës nga ana e prindërve

Çka do të thotë shkalla apo niveli  në të cilën fëmija është i mbikëqyrur, i disiplinuar dhe i orientuar. Prindërittë cilët nuk vendosin kufij të qartë në lidhje me sjellje të dhunshme të fëmijës ndaj bashkëmoshatarëve dhe të rriturve, gjegjësisht prindërit e fëmijës të cilët janë të butë dhe tolerantndaj shprehjes së agresivitetit të fëmijës, do të ndikojnë në rritjen e  agresivitetit të fëmijës, dhe kështu rrisin rrezikun për sjelljeve të dhunshme.

Në qoftë se manifestimet e sjelljeve agresive nuk sanksionohen, fëmija në sjelljet e tij përforcon reagimet të dhunshme dhe dështonnë miratimin e mekanizmave për të frenuar agresivitetin. Nëse prindërit në përgjithësi janë të butë dhe  tolerant, nëse nuk vendosinkufij të rreptë në lidhje me sjellje të dhunshme, niveli i agresivitetit të fëmijës do të rritet.

  1. Faktori i tretë i rëndësishëm, i cili e rritë nivelin apo shkallën e dhunës së fëmijësështë ndëshkimi fizik ndaj fëmijës dhe shpërthimi emocionali dhunshëm nga ana e prindërve.. Rezultatet e hulumtimit (Baldry, 2003) tregojnë se fëmijët të cilët janë me sjellje të dhunshme ndaj moshatarëve në shkollë, sikuredhe ata që janë viktima, janë rritë në familje ku prindërit kanë pasur tendencë të jenë të dhunshëm ndaj njëri-tjetrit, ose ndaj fëmijëve të tyre.

Në këto familje, sjellja e dhunshme e fëmijëve dhe të adoleshentëve shpjegohet si sjellje e modelit të mësuar. Në familjetkohezive (funksionale), ekziston besueshmëria e vogël për sjellje dhe zhvillim antisocial të fëmijëve. Përveç abuzimit të fëmijëve, prezenca gjatë ushtrimit të dhunës në familje është faktor i riskut për sjellje agresive, dhe në përputhje me këtë edhe për shfaqje të sjelljeve agresive dhe të dhunshme në mes të fëmijëve. Ky konstatim mbështetet edhe  nga  rezultatet e studimeve të shumta të cilat vërtetojnë se fëmijët të cilët kanë qenë prezent gjatë dhunës në familje në numër më të madh i keqtrajtojnë moshatarët e tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthorët.

  1. Faktori i katërt i rrezikut për shfaqjen e dhunës tek fëmijët , që ka të bëjë me edukimin, është temperamenti i fëmijës

Hulumtuesit konstatojnë sefëmijët të cilët është “vështirë të edukohen”  kanë më shumë probleme në sjellje. Rezultatet tregojnë se nuk bëhet fjalë për një ndërlidhje të drejtpërdrejtë në mes të temperamentit dhe sjelljeve antisociale, por  fjala është për ndërlidhjen, ku vlerë e ndërmjetësimit,  ështëqëndrimi i prindërit ndaj fëmijës.Në bashkëvepriminme një ndjeshmëri të pamjaftueshme, me një durim të pamjaftueshëm,  me prindër me vullnet të pa mjaftueshëm dhe jo të qëndrueshëm, ka një rrezik në rritje që këta fëmijë që “vështirë mund të edukohen” të zhvillojnë lidhje jo të afërt dhe të ngrohët me prindër, aq më tepër kur prindërit reagojnë në mënyrë agresive ndaj sjelljeve të fëmijës . Prandaj, edhe kur flitet për rolin e temperamentit, para se gjithash duhet të merret parasysh ndërveprimi i temperamentit të fëmijës me marrëdhëniet e prindërve ndaj fëmijës, se sa ndonjë efekt i izoluar i temperamentit .

Një numër i madh i stresorëve (divorci i prindërve, sëmundje kronike të anëtarëve të familjes, etj.) ​​në të cilat fëmija mund të jetë i ekspozuar gjatë një periudhe të caktuar të jetës mund të rezultojë me rritjen e agresivitetit të fëmijës.

Kushtet socio-ekonomike të familjes (nivelit arsimor i prindërve, të ardhurat, standardet e banimit, etj.), bazuar në rezultatet të hulumtimit, nuk janë të lidhura me shkallën e dhunës së  bashkëmoshatarëve. Nxënës të dhunshme (dhe jo të dhunshme) ka në të gjitha shtresat shoqërore, dhe e njëjta vlen edhe për nxënësit të cilët janë viktima.

Dhunuesitkanë një ose më shumë karakteristika të përgjithshme si:

 

-Me trup janë më të fortë se moshatarët e tyre të  klasës, sidomos ndaj viktimave të tyre; mund të jen të njëjtës moshës ose diçka më të vjetër.

-Fizikisht janë më të suksesshëm në lojëra: sportive dhe tjera.

-Kanë një nevojë të fortë për dominimin dhe nënshtrimin e nxënësve tjerë, u pëlqen të mburrenme superioritetin e vërtetë ose të imagjinuar mbi nxënësit e tjerë.

-Kanë reagime të papritura, janë nervoz, impulsiv dhe vështirë e pranojnë (përjetojnë) dështimin, kanë vështirësi me iu përshtatur rregullave, vështirë i përballojnë pengesat dhe vonesa (shtyrjet),bëjnëmashtrime me qëllim të përfitimit.

-Në përgjithësi janë inatçinj, arrogant dhe agresivedhe ndaj të rriturve (duke përfshi mësuesit dhe prindërit) dhe mund ti frikësojë ata.

-I konsiderojnë kokëfortë dhe mizor, nuk kanë kurrfarë dhembshurie ndajnxënësve të keqtrajtuar.

-Nuk janë frikacakë apo të pasigurt, kanë një mendim relativisht të favorshëm për veten e tyre.

-Në moshën relative të re (në krahasim me moshatarët e tyre) merren me forma të tjera të sjelljes antisociale, duke përfshirë vjedhje, vandalizëm dhe keqpërdorimin e substancave narkotike.

-Duke analizuar suksesin në arsim, në shkollën fillore mund të jenë mesatarë, apo,mbi ose nën mesataren, por më vonë marrin nota më të ulëta dhe zhvillojnë një qëndrim negativ ndaj shkollës.

 

Për shkak të dhunës të shprehur ndaj nxënësve, te viktima mund të duken një nga shenjat ose zakonisht disa prej tyre:

 

Shenjat e dukshme në shtëpi:

-Kthehen në shtëpi me rroba të grisura ose libra të dëmtuara.

-Kanë gërvishtje dhe  lëndimet të ndryshme në fytyrë që nuk mund të shpjegohen se janë pasoj e lojës.

-Nuk i thërrasin në shtëpi për vizitë nxënësit e klasës ose miq të tjerë.

-Nuk e kanë asnjë mik të mirë.

-Duken të frikësuar ose refuzojnë të shkojnë në shkollë, ushqehen dobët, kanë dhimbje koke të shpeshta ose dhimbje barku (sidomos para se të shkojnë në shkollë).

-Zgjedhin rrugën e ” pazakontë” kur shkojnë dhe kthehen nga shkolla.

-Nuk kanë gjumë të rehatshëm, shqetësohen nga ëndrrat e këqija, nganjëherë bërtasin gjatë gjumit.

-Suksesi i tyre në shkollë gradualisht vjen duke u dobësuar dhe  humbin interesimin për shkollë.

-Duken të palumtur, të trishtuar, depresiv apo shprehin ndryshime të papritura, të disponimit, të nervozizmit dhe zemërimit.

-Kërkon ose  merr para shtesë nga familjen për t’i dhënë dhunuesit

 

Shenjat në shkollë:

 

-Fëmijët tjerë, tallen me ata, i venë në lojë, i quajnë me emrat të shëmtuar, i nënçmojnë, i frikësojnë, i poshtërojnë, i ofendojnë etj.

-I godasin me duar apo këmbë, i shtyjnë, i tërheqin, (ku viktimat nuk janë në gjendje për të mbrojtur).

-Ju marrin gjësendet (gjërat personale), i dëmtojnë ose i hedhin anë e mbanë klasësose shkollës..

-I provokojnë që të grinden apo të hyjnë në konflikte në të cilat ata janë të pafuqishëm dhe nga të cilat tentojnë të nxjerrën.

-Shpesh pushimet në mes të orëve i kalojnë të vetmuar.

-Duket se nuk kanë asnjë shokë të mirë në klasë apo shkollë.

-Ata i zgjedhën më të fundit në aktivitet e grupit.

-Bëjnë përpjekje të jenë sa më afër mësuesit apo të ndonjë personi tjetër të rritur gjatë pushimeve.

-Kanë vështirësi të flasin në klasë para nxënësve.

-Duken të dëshpëruar, të pakënaqur, dhe të përlotur.

Adaptimi social i jetës së individit varet nga mjedisi shoqëror në të cilin fëmija rritet. Për fëmijët shkolla është një pjesë e rëndësishme e mjedisit (rrethit) shoqëror. Përvoja e fëmijës në shkollë në masë të madhe përcakton përshtatjen e tij të mëvonshëm në jetë dhe punë. Prandaj, është roli i rëndësishëm i institucioneve të veçanta dhe ministrive (e arsimit, e punëve të brendshme dhe të tjerat) në hartimin e programeve për të optimizuar zhvillimin e vazhdueshëm të fëmijës (nxënësit), si qenie fizike, morale, intelektuale dhe shoqërore në përputhje me aftësitë dhe prirjet e tyre. Sistemi shkollor gjatë historisë ka ndryshuar dhe është përsosur, në mënyrë që të arrijë qëllimin e vet, gjegjësisht ka krijuar kushtet optimale për zhvillimin e fëmijës. Me këtë synim në 30 vitet e fundit,  më shumë vëmendje i është kushtuar fenomenit të dhunës, shkaqeve dhe pasojave të dhunës në mesin e fëmijëve në shkollë. E njëjta vëmendje është duke ju kushtuar edhe zhvillimittëfëmijës dhe adaptimit social të tij.

Agim Arifi

(Autori është Sociolog nga Ferizaj)

Comments
To Top