27,04,2024

Deputetja Saranda Musliu e lumtur që gjatë fushatës u shoqërua nga simboli i Presdentit Rugova

Must Read

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore deputetja ferizajase Saranda Musliu përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se gjatë gjithë kohës së fushatës zgjedhore ka qenë e lumtur që ka pasur mundësi që përkrahësve të saj t’u dhurojë simbolin e Presidentit historik Ibrahim Rugova

“Kur dita niset me këto përkrahje qe i kam marrë gjatë këtyre 10 ditëve, s’ke si të mos ndjehesh krenare dhe falënderuese pafund ndaj njerëzve që i ka Ferizaj e që të ofrojnë mbështetje të pakursyer.

Unë kam zgjedhur një mënyrë të veçantë për të nderuar përkrahësit e mi, me figurën e presidentit Rugova si një udhërrëfyes i papërsëritshëm.

Uroj të punoj gjithmonë në rrugën dhe parimet e tij.

Miq e votues kudo në Kosovë, kanë mbetur edhe pak orë për të thënë fjalën tuaj para kutive të votimit.

Zgjedhni subjektin që ruan vlera të përhershme siç është LDK dhe përfaqësuesit tuaj që me maturi ju dëgjojnë, janë adresa që e takoni pa ngurrim dhe bëjnë zgjidhje për të përmirësuar cilësinë e jetës suaj.

Voto 132 LDK✅

Voto 1✅ Avdullah Hoti

Voto 30 Saranda Musliu. “ ka shkruar deputetja Musliu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha mban punëtori në Universitetin e Vjenës

Pas një periudhe intensive të hulumtimit dhe bashkëpunimit me akterët nga qeveria, akademia dhe industria në Austri, Prof. Asoc....

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img