25,04,2024

Deputetja e PDK-së akuzon për neglizhencë ministrin Rrahmani

Must Read

Deputetja e PDK-së, që është anëtare e Komisionit për Buxhet e Financa, Safete Hadërgjonaj ka folur për trajtimin e problemit të specializantëve të mjekësisë, duke akuzuar ministrin e Shëndetësisë, Imet Rrahmani se as që është munduar fare për këtë problem.

“Turpi nuk paska fund!!!”, shkruan Hadërgjonaj në llogarinë e saj në “Facebook”, teksa thotë që ministri i Shëndetësisë asnjë euro nuk e ka paraparë për këtë kategori(specializantët) në buxhetin e rishikuar dhe se me asnjë shkresë nuk i është drejtuar Kuvendin as për ndarjen e mjeteve e as për të informuar për 100 specialistët të papunë, tek të cilët ka investuar shteti i Kosovës, transmeton Koha.net.

Ky problem, sipas deputetes Hadërgjonaj, është marrë seriozisht me iniciativën e Kadri Veselit dhe deputetëve tjerë të PDK-së në këtë komision.

“Pas kushtëzimit të Grupit Parlamentar të PDK-së buxheti nuk mundet të kalojë pa ndarjen e mjeteve për specialistet e papunë u arritë të ndahen 300.000 euro si zgjidhje e përkohshme për këtë vit dhe këta specialistë të profesioneve të ndryshme të jenë pjesë e buxhetit të vitit 2017. Ministri i MSH as që ka ardhë të japë sqarimet që i takon t’i japë në Komision”, shkruan ajo më tej.

Ajo në fund thotë se ministri del “pa fije turpi” para medieve dhe shton se vendi ka nevojë për ministra të përgjegjshëm në Qeverinë e Kosovës kudo nëpër institucione.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img