28,03,2024

Deputeti Reçica shpërndan dhurata për fëmijët e policëve

Must Read

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Elmi Reçica, ka gëzuar sot fëmijët e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, duke u shpërndarë dhurata atyre për festën e Vitit të Ri. Deputeti Reçica tha se këta policë shumë herë në festa nuk janë pranë fëmijëve të tyre për të festuar dhe kjo është arsyeja që sot ka ndërmarrë këtë iniciativë.

 “Ju si policë, si njerëz të cilët e ruani rendin dhe ligjin, që përkujdeseni për sigurinë e qytetarëve shumë herë jeni në detyrë pikërisht në ndërrimin e motmoteve, jeni në detyra, ju përveç që angazhoheni për sigurinë e familjeve të juaja, angazhoheni edhe për sigurinë e qytetarëve mirëpo duhet të sakrifikoheni dhe jeni në ndërrime, ndërsa fëmijët e juaj ju presin atje të festoni bashkë dhe ky ka qenë preteksti që ne e kemi marrë këtë veprim”, tha Reçica.

Kjo inciativë e deputetit Reçica,  u mirëprit edhe nga udhëheqës të Stacionit të Policisë në Ferizaj dhe pjesëtarë të Policisë.

 “Është një inciativë e mirëpritur dhe besoj që është e qëlluar, nuk duhet të mohojmë edhe rolin e sindikatës së Stacionit Policor të Ferizajt, të cilët kanë ndihmuar në këtë organizim, është kënaqësi t’i kemi fëmijët  e kolegëve tanë këtu, dhe besoj që do të kenë kujtime të mira, kjo është mirë sepse po preken pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, është për t’u lavdëruar”,tha drejtori i Policisë Rajonale të Ferizajt, Gazmend Hoxha.

“Është shumë e mirëpritur kjo inciativë nga punëtorët e Stacionit Policor të Ferizajt, me i gëzu pak fëmijët tanë”,tha Shaban Obrazhda.

Edhe fëmijët u shprehen të lumtur që morën dhurata, nga deputeti Reçica.

“Jam  gëzuar shumë për dhuratën, nuk kam marrë më herët dhuratë nga dikush tjtër dhe u gëzova shumë”,tha Leona Hajdari.

Nga deputeti Reçica u vlerësua lartë puna që bënë Policia e Kosovës. Reçica përmendi edhe 15 policët të cilët humbën jetën në detyrë, duke i siguruar familjet e tyre se do të punojnë që të mos e ndjejnë mungesën e familjarëve të tyre, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img