20,04,2024

Deputetët, mocion në mbrojtje të “trenerkave” të Halilajve

Must Read

Rasti i familjes Halilaj nga fshati Bubendorf i kantionit Baselland, të cilës i është refuzuar pasaporta zvicerane, veç tjerash për shkakun se vishnin “trenerka” (rroba sportive, “tuta”) nuk bën të përsëritet më. Kështu ka kërkuar një numër deputetësh kantonalë të cilët apelojnë që natyralizimi të mos i lihet më në duar asamblesë së qytetarëve.

Kështu njofton emisioni “Regionaljournal Basel” i SRF, duke iu referuar burimeve nga Parlamenti i Kantonit Baselland.

“Atmosfera me rastin e refuzimit kishte qenë e ngarkuar me emocione ashtu sikurse edhe argumentet e qytetarëve kundër natyralizimit, transmeton albinfo.ch. Kështu, një nga “akuzat” ishte edhe ajo se Halilajt shëtisnin rrugëve të fshatit me “trenerka” ose se nuk përshëndesnin bashkëqytetarët.

Pikërisht gjëra të tilla nuk guxojnë të ndodhin, kërkon një grup deputetësh të kantonit. Kështu, sipas deputetit nga FDP-ja Balz Stückelberger, edhe pse nuk ekziston e drejta për natyralizim (në kuptimin që nuk mund të kundërshtohet mosdhënia e pasaportës) megjithatë të gjithë pretenduesit duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë, përcjell albinfo.ch. Pra të gjithë duhet të llogarisin në një procedurë korrekte dhe të njëllojtë.

Ndërsa, kur në rastin e votimit të asamblesë së qytetarëve në Bubendorf është folur për veshjen e “papërshtatshme” të kërkuesve, kjo barazi nuk është respektuar.

Përmes mocionit, ky grup deputetësh synon t`i bindë edhe kolegët tjerë që të mos jetë më asambleja e qytetarëve ajo që vendos për natyralizim por vetëm këshilli komunal. Në këtë mënyrë, procedura do të ishte më korrekte dhe ajo do të përmbante vetëm kritere objektive e të matshme, si për shembull njohja e gjermanishtes.

Por kundër këtij mocioni është SVP-ja. Kryetari i kësaj partie në kanton, Oskar Kämpfer thekson se është shumë me rëndësi që të gjithë qytetarët të vendosin se kush do të natyralizohet e kush jo. Kjo në fakt do të ishte tregues se shoqëria i pranon në gjirin e vet qytetarët e rinj, me prejardhje të huaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img