25,04,2024

Dënohet Sllobodan Gavriq

Must Read

I dyshuari për terrorizëm, Sllobodan Gavriq i cili kishte hyrë në Kosovë me rreth 13 kilogram eksploziv që sipas prokurorisë kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist është shpallu fajtorë dhe është dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinë me 13 vjet burg.

Kryetarja e trupit gjykues, Shahadije Gërguri gjatë leximit të aktgjykimit ka thënë se gjykata e gjetur fajtorë Gavriqin në veprën që ka të bëjë me përgatitjen e kryerjes së veprës penale të terrorizimit.

“I akuzuari Sllobodan Gavriq është fajtorë sepse me veprën e tij ka dashur që qëllimisht ta frikësoj popullatën dhe me qëllim që seriozisht ta destabilizoj dhe ti shkatërroj strukturat me e rëndësishme Kushtetuese, politike, ekonomike dhe sociale të Kosovës, ka përgatitur kryerjen e veprës penale të terrorizmit. Më këtë ai ka përgatitur kryerjen e veprës penale kundër rendit Kushtetues dhe sigurisë së Kosovës, prandaj gjykata konform dispozitave ligjore e gjykon atë me dënim me burg në kohëzgjatje prej 13 vjetësh”, ka thënë Gërguri gjatë leximit të aktvendimit.

Sllobodan Gavriq kishte hyrë në Kosovë në muajin dhjetor të vitit 2014, ku dhe kishte qëndruar në Hotelin “Grand”. Ndërkaq, deri sa po levizte në Lagjen “Arbëria” në Prishtinë, policia e kishte ndalur dhe kontrolluar veturën e Gavriqit “Renault Clio”, me ç‘rast gjatë kontrollimit të kryer në bagazhin e veturës së tij është gjetur çanta në të cilin ishte vendosur eksplozivi, transmeton “zeri.info”.

Gavriq ishte arrestuar dhe marrë në pyetje nga hetuesia brenda policisë, ku dhe kishte rezultuar me ngritje të aktakuzës nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Prokuroria e Shtetit kishte ngritur aktakuzë kundër Sllobodan Gavriqit më 10 korrik të vitit 2015. Sipas aktakuzës, Sllobodan Gavriq, ka përgatitur kryerjen e veprës penale të terrorizmit, ku në muajin dhjetor të vitit 2014 në Beograd, është furnizuar me 25 pajisje eksplozive me peshë totale 12.219 kilogramë, të cilat përmbajnë eksploziv të fuqishëm PETN i kombinuar me fragmente metali, bulona dhe gozhda, të cilat shërbejnë për rritjen e fuqisë shkatërruese dhe shkaktimit sa më të madh të viktimave në njerëz dhe dëme materiale.

Sipas aktakuzës, eksplozivi i Gavriqit, ishte marrë në Beograd dhe kishte për qëllim kryerjen e një akti terrorist. Sllobodan Gavriq gjatë procesit gjyqësor kishte deklaruar se automjeti i tij nuk ishte kontrolluar deri sa kishte hyrë në Kosovë, dhe kjo nuk ishte hera e parë që këtë eksploziv e kishte sjellë në Kosovë, që sipas tij kishte për qëllim që ta shiste. Ai kishte thënë se gjatë kohës sa kishte qëndruar në Hotelin “Grand” e kishte mbajtur eksplozivin me veti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dr Fitim Goga, emërohet UD i Drejtorit Mjekësor të Spitalit të Ferizajt

Ditë më parë, Dr Fitim Goga, është emëruar UD i Drejtorit të Spitalit të Ferizajt. Emërimi i tij lidhet me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img