26,04,2024

Dëmtohet  një pikë e shitjes së  Vala/Telekom në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.25.12.2016. Mbrëmë, në orët e vona  është thyer  një pikë e shitjes së  Vala/Telekom  në rrugën “Rexhep Bislimi”  në Ferizaj

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë Agim Gashi i cili tha për Ferizajpress  se sipas informatave që janë siguruar nga ekipi  i policisë në vendin e ngjarjes bëhet fjalë vetëm për dëmtim të lokalit por nuk ka shenja të ndonjë plaçkitje,

“Policia më të marr lajmin  se është dëmtuar një pikë e shitjes së produkteve të Vala/Telekom  ka dalë në vendin e ngjarjes. Ka kontaktuar edhe pronarët e kësaj pike ku në bashkëpunim me ta është  vërtetuar se nuk bëhet fjalë për ndonjë plaçkitje por vetëm dëmtim të lokalit” ka thënë Gashi.

Sipas vlerësimeve të para llogaritet se dëmi që është shkaktuar kësaj  pikë kap vlerën  rreth 300 euro dhe për momentin nuk ka të dyshuar së  kush janë dëmtuesit e kësaj prone.

Policia për këtë është duke vazhduar hetimet në gjetjen e shkaktarit të këtij dëmtimi.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img