20,04,2024

Demokracia Studentore reagon kundër punimeve në kishën ortodokse

Must Read

Demokracia Studentore ka reaguar kundër punimeve të kishës ortodokse në Kampusin e Universitetit të Prishtinës

Kjo organizatë ka shprehur indinjatën e tyre të thellë rreth funksionalizimit kësaj kishe në hapësirat e kampusit të UP-së “Hasan Prishtina” .

“Kjo kishë nuk ka shërbyer për vite të tëra pas përfundimit të luftës, dhe tani kishtarët serb me idetë e tyre politike të trashëguara nga regjimi jugosllav po tentojnë që të funksionalizojnë këtë objekt fetar, i cili është pengesë për Universitetin dhe studentët”.

“Një grup i politizuar serb në mbështetje të disa priftërinjve po tentojnë të vëjnë në jetë politikat e regjimit radikalist të Millosheviçit në Kosovë pikërisht përmes objektit fetar të kishës ortodokse me frymëzimin e Millosheviçit, për ta penguar zhvillimin e Universitetit të Prishtinës, andaj ne fillimisht i’u bëjmë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse për të marrë masat për të ndalur punimet rreth funksionalizimit të kësaj kishe”, ka thënë kryetari i Demokracisë Studentore Mexhid Ramusa.

Demokracia Studentore ka paralajëmruar protesta nëse nuk ndalen punimet atje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vrasje e mbetur në tentativë në Ferizaj

Me datën 19.04.2024 në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në udhëkryqin e rrugëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img