28,03,2024

Demokracia Studentore arrin marrëveshje me Elita Consulting, çdo 3 muaj trajnohen 50 studentë falas

Must Read

Organizata “Demokracia Studentore” dhe Kompania “Elita Consulting”  sot nënshkruan marrëveshje e cila është arritur ditë më parë për trajnime falas për studentët nga qyteti i Ferizajt.

“Sot nënshkruam marrëveshjen e cila është arritur ditë më parë me Kompaninë “Elita Consulting”. Cdo tre muaj do të trajnohen falas 50 studentë. Përmes kësaj marrëveshje synojmë t’i përgatisim të rinjtë për tregun e punës përmes trajnimeve profesionale.” tha kryetari i Demokracisë Studentore  Mexhid Ramusa

Marrëveshja është arritur në fushat:

  1. Kontabilitet dhe Tatime praktike
    2. Ndërmarrësi dhe përgaditje të plan bizneseve
    3. Menaxhim biznesi
    4. Prokurim publik, përgaditje të dosjeve
    5. Grante dhe Subvencione, përgaditje të projekteve
    6. Menaxhim i marketingut

Këto trajnime janë në dobi të studentëve dhe të rinjve të qytetit të Ferizajt e cila është marrëveshja e parë profesionale në qytetin e Ferizajt që synon të ngrisë cilësinë dhe të përgatit të rinjtë për tregun e punës.”
Ndërsa, Drejtori Ekzekutiv i Kompanisë “Elita Consulting” z. Murat Murati shprehet se “Është kënaqësi të jemi në shërbim të studentëve dhe të rinjve. Elita Consulting falenderon krerët e Demokracisë Studentore për një bashkëpunim të tillë dhe nuk do të ndalemi asnjëherë të punojmë vullnetarisht për të rinjtë e këtij qyteti. Më gëzon fakti kjo organizatë ka entuziazmin për të punuar për rininë dhe ne jemi të hapur për të bashkëpunuar gjithmonë në favor të rinisë”

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img