25,04,2024

Demokracia e Eksludimit e UE-së versus Demokracisë Gjithëpërfshirëse

Must Read

Salihe Salihu – PhD

Demokracia si një nocion është njohur qysh nga antika dhe që atëherë është debatuar dhe debatohet rreth konceptit demokraci edhe në ditë e sotme. Në këtë sfond të së drejtës për të debatuar është momenti që ta shohim demokracinë e proklamuar në nivelin e UE-së.
Unioni Europian si bërtham kruciale e ka rritjen dhe fuqizimin e demokracisë gjithëpërfshirëse si një komponent në konstelacionin e sistemit demokratik dhe synon që të udhëhiqet me vlera të demokracisë. Zgjerimet e UE-së gjatë viteve të 1970 e deri në mesin e viteve 1990-ta ishin bërë nga shtetet që në një farë mënyre i dhanë një dosje të përforcimit të këtyre vlerave demokratike, si përshembull anëtarësimi i Britanisë së Madhe, Irlandës dhe Danimarkës në vitet e 1970-ta apo anëtarësimi i Austrisë, Suedisë e Finlandës gjatë mesit të viteve1990-ta.
Në këto përpjekje UE-ja me hap të ngadalshëm ka arritë goxha të mbërthen në gjirin e vet edhe shumë shtete tjera që kanë qenë formësuara me vlera diametralisht të kundërta me ato demokratike, gjegjësisht me vlera të sistemit komunist e që u transformuan në sisteme demokratike.
Prandaj, zgjerimet e më vonshme nuk ishin të lehta për UE. Në veçanti zgjerimi i vitit 2004-tër kur u anëtarësuan në një pako shtetet Baltike dhe shtetet e Europës Lindore dhe Qendrore. Në këtë kohë pati shumë kundërshtime nga shtetet që ishin pjesë e UE-së që përcilleshin me frikë dhe dilema se pranimi i këtyre shteteve post-komuniste në Unionin Europian do ta çekulibronte stabilitetin e tërë Unionit.
Rreth mënyrës së pranimit të këtyre shteteve post-komuniste si anëtare kishte shumë zëra kundërshtues nga shtetet që ishin anëtare. Në mesin e këtyre shteteve kundërshtare ishte edhe shteti Suedez kur kryeministri suedez i asaj kohe Göran Person shprehi ndrojtjen e tij se tani shtetasit e vendeve të sapo pranuara do të bëheshin turistë social duke aluduar se shtetasit e shteteve që do hynin në UE do ti shfrytëzonin mirëqenien e shteteve tjera të Unioni Europian.
Vërtetetë dominonte një frike për këtë zgjerim, imagjinoni vetëm poullata e Polonisë ishte 40 miljon banorë pa hy me llogarit Hungarin, Sllovakine, Çekin e vendet tjera dhe të gjitha këto shtete kishin emërues të përbashkët, ishin të përfshira me një krizë të rënd ekonomike dhe kishin kaluar në tranzicion nga sistemi komunist në sistem demokratik, pra shtete post-komuniste.
Përkundër vështirësive dhe kritikave të ashpëra që u paraqitën për politikën e zgjerimit të UE-së gjatë kësaj periudhe u hapa paketa e re e anëtarësimit edhe për Bullgarinë dhe Rumaninë në vitin 2007-të.
Në këtë rrjedhë të ngjarjeve shohim se UE-ja në këtë kohë paraprihej nga vullneti politik me demokraci gjithëpërfshirëse dhe këtu qëndron e gjithë bërthama për ta drejtuar dhe udhëhequr zgjerimin e UE-së.
Ky vullnet politik brenda UE-së që parashihet të inspirohet nga politika me demokraci gjithë përfshirërse ka dështuar dhe në vend të saj po dominon demokracia e eksludimit duke zbatuar politikë seleketuese. Kjo dëshmon seinfluenciemt e shumta nga shtetet që kanë frymë armiqësore kundrejt demokracisë gjithpërfshirëse ka filluar të efektoj edhe branda politikës zgjeruese të UE-së.
Nga këto influencime të dëmshme është prekur më së rëndi Republika e Kosovës duke ngelur si i vetmi vend në Europë pa liberalizim të vizave dhe me një prolongim të procesit integrues.
Republika e Kosovës me gati dy miljon banorë nuk paraqet asnjë rrezik përshtet të UE-së porse është veç pretekst pë të justifikuar mos-vullnetin politik të disa krerëve udhëheqës brenda UE-së. Kosova nuk duhet të ndëshkohet nga UE-ja sepse UE-ja është përgjegjëse për ta ndihmuar sigurinë dhe stabilitetin e vendit dhe kjo realizohet duke e përkrahur Kosovën me hapa të shpejtë drejt UE-së. Me Kosovën brenda UE-së do të eliminoheshin të gjitha pretendimet dhe do të qartësoheshin linjat për tërë rajonin ballkanik duke e siguruar stabilitetin e kësaj pjese të Europës.Kosova nuk duhet të eksludohet por duhet të inkludohet në UE.
Udhëheqësit e UE-së e dinë fort mirë që kjo frymë eksluduese është e dëmshme për tu instaluar brenda qarqeve të Unionit Europian dhe duhet të marrin masa operative për ta ndryshuar këtë katandosje.
Fryma e demokracisë eksluduese është faktorë i vetëshkatrrimit të UE –së. Në këtë drejtim Unioni Europian duhet të tërhiqet sa më parë nga demokracia eksludeuese dhe të dal me platformë që mbron demokracinë gjithë përfshirëse.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img