26,04,2024

Demarkacioni përballë profesorët universitarë me Komisionin shtetëror

Must Read

Pesë profesorë universitarë fushash të ndryshme do të ulen më 3 gusht përballë anëtarëve të Komisionit për shënjimin e kufirit shtetëror, për të argumentuar se si Marrëveshja për demarkacion me Malin e Zi ia tkurr territorin Kosovës.

Edhe opozita do të jetë aty dhe ka në plan të rrisë rezistencën nëse nuk merren parasysh përfundimet e konferencës, shkruan sot Koha Ditore.

Në mbledhjen e së premtes, Kryesia ka vendosur që ta mbështesë kërkesën e deputetit Shpejtim Bulliqi për një debat mes ekspertëve dhe autorëve të Marrëveshjes së kufirit.

Kabineti i kryeparlamentarit Kadri Veseli ka nisur përgatitjet për konferencën dhe është në fazë të identifikimit të personaliteteve që do të ftohen për të marrë pjesë në këtë ngjarje. Do të jenë të shumtë pjesëmarrësit.

Megjithëkëtë, përballja do të fokusohet mes ekspertëve dhe anëtareve të Komisionit shtetëror.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img