24,04,2024

Demarkacioni e kthen gazin në Kuvend

Must Read

Gazi lotsjellës do të mund të kthehet sërish në Kuvendin e Kosovës.

Krejtësisht legjitime e të drejtë e ka konsideruar këtë formë të kundërshtimit deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi.

Në Interaktiv të KTV-së ai ka thënë se do të bëjnë çmos që ta parandalojnë votimin në Kuvend për ratifikim të demarkacionit të kufirit mes Kosovës e Malit të Zi.

“Është e tërësisht e ligjshme dhe e drejtë kur gazi lotsjellës përdoret për një kauzë tepër të rëndësishme për vendin. Cilido nga subjektet opozitare të që tërhiqet nga kundërshtimi që e kemi pasur për këtë kohë të përbashkët është mëkat”, ka thënë Çaushi, teksa ka thënë se qëndrimi i ish deputetit e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj se demarkacioni nuk duhet votuar është një tërheqje prapa.

“Nuk duhet të vijë fare në Kuvend që të votohet dhe nuk duhet të lejohet të votohet”, ka thënë Çaushi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img