26,04,2024

Dema thotë se është nder që kryeministri të ligjërojë në UP, ani pse mund të mos i mbajë orët me rregull

Must Read

marjan-780x439

Fiks 69 profesorë ia panë hairin vendimit të Gjykatës Themelore, ku e obligon Universitetin e Prishtinës që në mënyrë retroaktive t’ua kthejë pagesat e ndaluara pas vendimit të ish-rektorit Ramadan Zejnullahu.

Ky vendim preku profesorë të shumtë dhe asistentë, e që në mesin e tyre janë emra politikanësh si kryeministri Isa Mustafa, ish-kreu i gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami etj.

Por vendimi fundit i Gjykatës Themelore vjen në të mirë të këtyre profesorëve.

Universiteti i Prishtinës, sërish do t’i paguajë këta profesorë me gjysmë page, por do t’ua kthejë edhe të tjerat që nuk i kanë marrë prej vitit të kaluar.

Rektori i sapozgjedhur i UP-së, Marjan Dema thotë për KTV se është privilegj për të që p.sh. kryeministri të ligjërojë në Universitetin e Prishtinës, ani pse Isa Mustafa sipas tij, mund të mos i mbajë orët me rregull.

Ai thotë se autoritetet tona duhet t’i pranojnë këta njerëz, pasi mund të ndikojnë në të mirë të Universitetit të Prishtinës.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img