25,04,2024

Delawie: Nuland kërkoi luftë kundër korrupsionit, u takua edhe me shoqërinë civile

Must Read

Ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland,ka takuar sot krerët e shtetit të Kosovës, me të cilët ka biseduar për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon Kosova.

Derisa, udhëheqësit shtetërorë të Kosovës, përmes kumtesave zyrtare kanë treguar për bisedat në takimet e sotme, vetë diplomatja amerikane nuk e ka thënë asnjë fjalë se çka kishte folur me presidentin, kryeministrin dhe kryeparlamentarin e Kosovës.

Detaje nga takimi i sotëm ka bërë publike edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij twitter, ka njoftuar për vizitën e Victoria Nuland në Kosovës si dhe takimet me zyrtarët qeveritar dhe sheqerin civile, me të cilët bisedoi për integrimet evropiane dhe luftën kundër korrupsionit.

“Ndihmës-sekretarja e Shtetit, Victoria Nuland u takua me zyrtare qeveritare dhe shoqërinë civile për të biseduar për integrimet evropiane dhe luftën kundër korrupsionit”, ka shkruar Delawie.

delawie nuland

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img