18,04,2024

Deklarata e Piques, vështirë të besohet nga tifozët e Barcës

Must Read

pique-2-780x439

Gerard Pique e ka uruar Real Madridin për paraqitjen në superderbin kundër skuadrës së tij, Barcelona.

Mbretërit u kthyen nga disavantazhi për t’i mposhtur Blaugranët në Camp Nou, ndërsa golin e vendasve e kishte shënuar pikërisht qendërmbrojtësi spanjoll.

Los Blancos e shënuan golin e fitores në momentin kur mbetën me një lojtar më pak në fushë pas përjashtimit të Sergio Ramos dhe kjo nuk i ka pëlqyer Piques.

“Ne nuk ditëm si ta shfrytëzonim avantazhin numerik në fushë. Madje edhe pesë minuta para kartonit të kuq të Ramosit, filluam ta humbnim kontrollin”.

“Është e rëndësishme të mësojmë si humbet. Ata ishin fituesit meritorë. Duhet të vazhdojmë tutje dhe të fokusohemi te Atletico tash”.

“Jemi ende në pozita të mira në të tria garat”, ka deklaruar Pique pas ndeshjes. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img