25,04,2024

Dega e LDK-së në Ferizaj me zyre të reja

Must Read

Selia e Degës së LDK-së në Ferizaj tani e tutje do të jetë në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në një objekt që do të ofroj kushte të mira për punë.

Inaugurimi i saj është bërë sot pasdite me një solemnitet në të cilin krahas drejtuesve të degës morën pjesë edhe zyrtarë të lartë të këtij subjeki.

Njeriu i dytë në LDK, Agim Veliu, me këtë rast u tha të pranishmeve se LDK-në në këtë periudhë e presin disa procese të rëndësishme nga të cilat sipas tij, LDK-ja duhet të dal më e fuqishme. Ai ka bërë thirrje për unitet dhe rreshtim përkrah strukturave të tanishme të degës 
Në anën tjetër edhe kreu i degës së LDK-së në Ferizaj, Muharrem Sfarqa, ka thënë se zhvendosja në këtë objekt do të krijoj kushte për një punë të mirë.

Edhe ky i bëri thirrje anëtarësisë për bashkim para sfidave që e presin degën e Ferizajt. Nuk e ka fshehur faktin se përveç suksesit në procesin e zgjedhjeve të brendshme të cilat pritet të nisin shumë shpejt, ky subjekt duhet të punoi me qëllim të rikthimit në pushtet në të dyja nivelet. 
Për më tepër nënkryetari Veliu dhe kryetari i degës Sfarqa, kanë vë në dukje se në këto procese duhet të kenë kujdes nga ndikimet që mund të vijnë nga jashtë. 
Dega e LDK-së në Ferizaj tashmë i ka nisë përgatitjet për zgjedhjet e brendshme Zhvendosja e selisë në këtë objekt e tregon më së miri seriozitetin se me çfarë synime i kanë hyrë këtij procesi.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img