19,04,2024

Deda: Me VV-në kemi kaluar mirë, do të bashkëpunojmë kudo që ka hapësirë për ndryshim

Must Read

historia-e-p-euml-rballjes-s-euml-ilir-ded-euml-s-me-grabit-euml-sit-n-euml-new-york-video_hd

Ish-deptueti i Lëvizjes Vetëvendsosje Ilir Deda, i cili sot u largua përfundimisht nga kjo parti, ka thënë se me VV-në ka kaluar kohë shumë të mira dhe do të bashkëpunojë prapë po qe se është nevoja, për çdo ndryshim të Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai ka thënë se kohëve të fundit ka pasur dallime të mëdha konceptuale me këtë parti, për këtë arsye edhe ka vendosur që të largohet.

Më poshtë e gjeni të plotë shënimin e tij:

Miq të nderuar,
Në dy vitet e fundit me Lëvizjen Vetëvendosje kemi kaluar një kohë kur kemi bashkëpunuar jashtëzakonisht mirë, dhe pjesën tjetër në nëntë muajt e fundit kur kemi pasë dallime të mëdha konceptuale – që janë edhe publike – gjatë të cilës kohë kemi funksionuar të ndarë.
Sot me Dardanin në konferencë të përbashkët për media u formalizua ndarja. Edhe pse jo më në një ombrellë politike, ne do të bashkëpunojmë kudo që ka hapësirë për ndryshimin e Kosovës. I falemnderoj të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes për bashkëpunim.
Gjatë muajve të ardhshëm do të angazhohem në krijimin e një subjekti të ri politik. Fronti opozitar do të zgjerohet, e një pjesë e brezit të ri politik do ta gjejë veten në përpjekjen e vazhdueshme politike për Kosovën normale – me punësim e jo varfëri, drejtësi e pa korrupsion, e për Kosovën shtet funksional me dinjitet dhe të barabartë me botën. /GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img